Pas përfundimit të takimit në mes ekipeve negociuese të VV-së dhe LDK-së për mediat ka folur nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca. Ai e ka cilësuar takimin si shumë pozitiv dhe ka sqaruar se partitë nuk kanë kushte për njëra tjetrën.

”Takimi ka qenë në atmosferë shumë miqësore, dhe në atmosferë shumë të shkëlqyeshme”.
”Asnjë kusht nuk ka pasur – as ne nuk kemi kushte për LDK-në e as LDK s’kanë kushte për ne. Nuk ka qenë takim i përballjes me kushte”.
”Ishte takim për temat që e presin qeverinë e ardhshme në ditët e para të punës”.