Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar kryetarin në detyrë të Senatit të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Jiří Růzicka, për vdekjen e kryetarit të deritashëm të Senatit, Jaroslav Kubera.

“Shkëlqesia Juaj,

Më dhimbje të thellë mësuam lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të ish-kryetarit të Senatit dhe mikut tonë, Shkëlqesisë së Tij, z. Jaroslav Kubera.

Ju pëlqen!

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ju, popullin tuaj dhe familjen Kubera.

Z. Kubera udhëhiqte dhe frymëzonte me mençuri dhe kompetencë në Senatin e Republikës.

Ai do të mbetet një figurë e nderuar në mesin e miqve dhe kolegëve për kontributin e tij të çmuar që solli në skenën politike të Republikës së Çekisë dhe në Bashkimin Evropian.

Lutjet tona shkojnë së bashku me popullin e Republikës së Çekisë dhe familjen Kubera.

Ju lutem, pranoni konsideratën time më të lartë për Ju dhe për vendin tuaj“, thuhet në telegramin e kryeparlamentarit Konjuf, thuhet ndër tjerash në telegramin e ngushëllimit

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!