Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca në një intervistë ka folur pë atë se çfarë do të ndodhë me Qeverinë e re.

“Sipas Kushtetutës, Vetëvendosjes i takon formimi i Qeverisë”, tha ai.

Sipas tij, presidentit i takon t’ia kërkoj VV-së kandidatin për kryeministër.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Nëse ai pa ia dhënë fillimisht VV-së të drejtën për formimin e Qeverisë, gjegjësisht mandatarin, atëherë ai bën shkelje, dhe ne do ta ndjekim për atë shkelje kushtetuese”.

E, sipas tij, pasi Thaçi ia jep VV-së mandatin dhe ne nuk arrijmë ta formojmë Qeverinë, atëjerë fillon e drejta e diskrecionit të presidentit.

“Edhe kjo çështja e diskrecionit është e interpretueshme”, tha ai.

Ai tha se VV i ka dy plane. Plani i parë është shëndeti i qytetarëve, derisa të kalojë kjo pandemi. Dhe plani i dytë, janë zgjedhjet.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!