Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për bisedimet mes partisë së tij dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për arritjen e një marrëveshjeje për qeverisjen e vendit.

Ai ka thënë se edhe një apo dy takime kanë mbetur mes grupeve punuese nga të dy partitë, pasi 90 për qind e programit është përafruar dhe çështjet që s’i kemi zgjedhur do të takohen krerët e partive për t’u pajtuar.

Ai ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të vendoset edhe për postet ministrore, teksa ka theksuar se posti i kryeministrit s’është për diskutim.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Në ditët në vazhdim do të vendosim edhe për postet ministrore. Kryeministri është i pakalkulueshëm. Ne patëm pajtueshmëri xhentëlmene, cili del i pari me vota, e merr kryeministrin. Kjo pajtueshmëri është vendosur me votë”, ka deklaruar ai në RTV21.

“Për kryeministrin s’ka kundërpesha, e as kalkulime”, ka deklaruar Konjufca, teksa i është përgjigjur, tërthorazi, nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani, e cila ka deklaruar se posti i kryeministrit ka vlerë të barabartë me të 3 apo 4 ministrave.

“Kryeministri ka qenë plebishit. Kandidatët në mënyrë të ndershme janë pajtuar që fituesi i zgjedhjeve të jetë kryeministër. Nuk është shume i vogël dallimi mes LDK-së dhe VV-së. Qytetari më shume i besoi VV-së, për arsye të cilat s’po dua t’i permend. Principet e qeverisjes janë që VV do ta ketë kryeministrin. Nuk kemi folur ende për principin e ndarjes, s’mund të them që VV-ja kërkon më shumë ministri, e as më pak. Se si do t’i ndajmë përgjegjësitë, do të flasin liderët. VV-ja ka përmendur edhe ministri të caktuara, normalisht që i synon (Ministrinë e Financave, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë), por jemi të vetëdijshëm që në një proces negociator, subjekti mund edhe të mos i marrë gjithë ato që dëshiron. Negociator i bie që s’mund t’i marrësh 100 për qind ato që dëshiron”, ka deklaruar Konjufca.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...