Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se do të duhej që më herët të fillonin negociatat e drejtpërdrejta me LDK-në dhe të kishte më shumë takime të shpeshta me grupet punuese të cilat janë pajtuar që të krijohen bashkë me LDK-në.

Sipas Konjufcës çdo hapësirë dhe vakum që LDK e len dhe çdo derë të hapur që e len ka qarqe në Kosovë nga pushteti i kaluar që duan të shfrytëzojnë qoftë edhe një centimetër të hapësirës që është e lënë e hapur.

“Çdo vonesë që krijohet, çdo përpjekje për me prolongu procesin zgjedhor dhe certifikimin e zgjedhjeve, mendoj se është e dëmshme. Mendoj që LDK e ka zgjedhur një strategji e cila do që të ketë sa më pak kontakte e takime me VV-në derisa të del rezultati zyrtar i zgjedhjeve të 6 tetorit”, shtoi Konjufca në T7, transmeton Indeksonline.

Ju pëlqen!

Tutje ai theksoi se mendon se nuk është strategjia më e mirë, pasi takimet nuk e predikojnë rezultatin e zgjedhjeve.

“Është dashur të takohemi më shpesh që ne të kemi një hapësirë të konsiderushme kohore, pra të flasësh për çka pajtohesh, për vendimet me të rëndësishme nuk është predikim i rezultateve të zgjedhjeve. Pra kemi mundur ta lëmë krejt anash çështjen e ministrive, por thjeshtë do të mund të hargjonim një kohë të mirë e cila do të ishte me rezultate përmbajtjesore sa i përket pajtueshmërisë tematikave kohore. Frikësohem se po humbim kohë pa nevojë dhe mendoj që është më shumë konservative LDK”, shtoi ai

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!