Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se qytetarët pa asnjë problem mund ta votojnë Albin Kurtin.

Sipas tij, asnjë gjykatë nuk mund ta shpallë të pavlefshëm fletëvotimin ku është votuar edhe Albin Kurti.

Konjufca ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese, KQZ-në dhe PZAP se punojnë me direktiva.

“Me telefona politik punojnë, Gjykata Kushtetuese, Valdete Daka e PZAP”, tha ai.

Konjufca ka thënë se moscertifikimi i Kurtit në këto zgjedhje ka qenë vendim i padrejtë.

“Po e kanë hequr dhe ky ka qenë njëri prej vendimeve më të padrejta në garën politike të pasluftës. Ne nuk ndërruam renditjen sepse ajo supozon që t’i japim të drejtë KQZ-së. Unë mendoj që KQZ nuk ka pasur të drejtë. Esenca e vendimit të supremes është që Kushtetuesja nuk e ka mirë por nuk kemi çka me ba”.

“Gjykata kushtetuese nuk është zot në këtë vend. Ajo i nënshtrohet vullnetit të sovranitetit popullor, dhe prej tij ndërtohet parlamenti. Qytetarët e votojnë numrin 1 pa kurrfarë problemi, asnjë gjykatë nuk mund ta shpallë të pavlefshëm atë fletëvotim”, tha Konjufca