Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan (KPA) u takua me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

E Hënë, 17 Maj 2021 – Të shtunën e kaluar, KPA dhe Z. Kurti diskutuan sfidat e Kosovës me Covid-19 dhe angazhimin institucional për sigurimin e vaksinave të mjaftueshme për vaksinimin e 60 përqind të popullatës këtë vit. Kryeministri paraqiti planin e tij për reforma në edukim dhe u zotua se do të luftojë trendet e ikjes së trurit (“brain-drain”) nga vendi. Zotëri Kurti gjithashtu ndau planin e qeverisë së tij për stimulimin e investimeve direkte dhe fuqizimin e rritjes ekonomike, si dhe përvijoi qasjen e tij aktive për të forcuar pozitën ekonomike dhe politike të Kosovës.

KPA dhe Z. Kurti shkëmbyen ide produktive dhe theksuan nevojën e aktivizmit në Washington D.C.. Kryeministri nënvizoi rëndësinë e ringjalljes së avokimit aktiv të komunitetit shqiptaro-amerikan. KPA dhe Kryeministri u dakorduan të punojnë bashkë për mbrojtjen e interesave shqiptare dhe forcimin e aleancës strategjike midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.


Zyra për Media
Kongresi Panshqiptar Amerikan

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.