Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka votuar sot në mënyrë unanime rezolutën për vëllezërit Bytyqi.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

‘’Para pak minutash Kongresi Amerikan në mënyrë unanime votoi rezolutën për vëllezërit Bytyqi!’’, shkruan ajo.

Ju pëlqen!

Kjo është hera e parë që përfaqësuesit e senatit shprehin mendimin e tyre për zgjidhjen ndaj vrasjeve të krimeve të luftës ndaj tre shtetasve amerikanë.

Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, ishin pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”. Ata erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe luftuan në Kosovë.

Vëllëzërit Bytyqi u rrëmbyen nga forcat serbe dhe më pas u vranë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!