Studioja “Disney” do ta lansojë filmin e shumëpërfolur “Mulan” nëpër kinema, në korrik të këtij viti. Kështu ka bërë të ditur kompania, derisa e ka riorganizuar orarin e lansimit të filmave të ndikuar së fundmi nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit.

Ndër ndryshimet e tjera në datat e lansimeve, “Disney” ka bërë të ditur se e ka shtyrë lasimin e filmit të ri “Indiana Jones” për vitin 2022.

Kinematë anembanë botës janë mbyllur dhe prodhimi i filmave është pezulluar përkohësisht, në mënyrë që të luftohet përhapja e COVID-19, transmeton Koha.net

Ju pëlqen!

Studio e hollywoodit janë optimist që kinematë do të hapen deri kah fundi i muajit korrik. Prandaj “Disney” ka vendosur ta sjell në ekran ta madh filmin “Mulan” i cili do të nis së shfaquri nga 24 korriku. Edhe studioja “Paramount Pictures” ka vendosur që më 31 korrik ta lansojë filmin e ri të animuar “SpongeBob”, si dhe “Warner Bros” po planifikon të publikojë filmin e shumëpritur me buxhet të lartë, “Wonder Woman 1984”, më 14 gusht të këtij viti.

Lexo po ashtu:  Këta janë 10-personazhet publik që do të bëhen prindër gjatë 2020

Në mesin e filmave të tjerë datat e lansimit të së cilëve janë konfirmuar tashmë janë: “Eternals” i cili vjen nëpër kinema më 12 shkurt të vitit 2021, “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings” i cili lansohet më 21 maj të vitit të ardhshëm, “Doctor Strange and the Multiverse of Madness” që vjen për gjithë shikuesit më 5 nëntor të 2021-ës, “Thor: Love and Thunder” lansohet më 18 shkurt të vitit 2022 dhe “Jungle Cruise”, filmi i ri i cili në rolet protagonist i sjellë aktorët, Dwayne Johnson dhe Emily Blunt, do të lansohet për publikun mbarëbotëror më 30 korrik të vitit 2021.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!