KOMUNIKATË PËR MEDIA: Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) hap zyrën në Uashington

E Enjte, 4 Mars 2021 – Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) me kënaqësi njofton se ka hapur zyrën në Uashington. Zyra, e vendosur në 1101 Pennsylvania Avenue, është vetëm tri rrugë nga Shtëpia e Bardhë dhe në distancë të vogël nga Kapitol Hilli.

“Kjo është një ditë krenarie për KPA-në dhe shqiptaro-amerikanët kudo”, tha Bruno Ceka, kryetari i KPA-së. “Zyra hap udhën për një kapitull të ri në historinë shqiptaro-amerikane dhe do të shërbejë të ndihmojë punën e vazhdueshme me politikën dhe vendimmarrësit në Uashington.”

*Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) është organizatë jopërfituese e komunitetit e dedikuar të promovojë interesat e përbashkëta, vlerat dhe idealet e Shteteve të Bashkuara dhe popullit shqiptar.


Për më shumë informata, kontaktoni:
Email: info@thepaac.org
Telefon: 1-202-350-0803

Zyra për Media

Kongresi Panshqiptar Amerikan
©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.