Ndërsa industria e udhëtimeve po përgatitet për një lulëzim të biznesit pas më shumë se një viti në bllokim, disa udhëtarë me fat do të marrin një vit fluturime falas për të kompensuar kohën e humbur.

United Airlines ka njoftuar nismën e saj “Mundësia juaj për të fluturuar”, e cila është e hapur për çdo anëtar të ri ose ekzistues të MileagePlus që ngarkojnë të dhënat e tyre të vaksinimit në Qendrën e Gatshme për Udhëtim të linjës ajrore (përmes aplikacionit ose faqes në internet) deri më 22 Qershor. Ky funskionalitet krijua për të ndihmuar përshpejtimin e check-in për njerëzit që udhëtojnë në destinacione ku kërkohet prova e vaksinimit.

Linja ajrore do të japë 30 bileta çift përgjatë qershorit, të cilat mund të përdoren për çdo klasë shërbimi dhe çdo destinacion që ofron United Airlines. Më 1 korrik, ata do të shpallin pesë anëtarë të zgjedhur rastësisht të MileagePlus, të cilët do të marrin çmimin e madh të një viti udhëtimi falas për vete dhe një shok.

Lexo po ashtu:  Gjallë a vdekur, biznesmeni rus ofron 1 milion dollarë për kokën e Putin
Ju pëlqen!

Konkursi u krijua në mbështetje të përpjekjes kombëtare të Presidentit Joe Biden për të inkurajuar më shumë njerëz që të vaksinohen kundër COVID-19. (People)

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!