Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbështetur unanimisht Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Në mbledhjen që është mbajtur sot, është shqyrtuar ky projektligj i propozuar nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryetarja e komisionit, Albena Reshitaj, pasi shfaqi shqetësimin e saj për gjendjen e rëndë në të cilën gjendet vendi, si rezultat i pandemisë COVID-19, këtë iniciativë ligjore e konsideroi të një rëndësie të veçantë.

Ju pëlqen!

Në vazhdim, anëtarët e komisionit, gjatë diskutimeve të tyre theksuan nevojën urgjente për përshpejtimin e procedurave, në mënyrë që ky projektligj të miratohet sa më shpejt.

Pas diskutimeve, me dakordimin e të gjithë anëtarëve të komisionit, projektligji në fjalë u përkrah në parim, duke u proceduar tutje për shqyrtim në seancë plenare.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!