Politico raportoi se Signal ishte përzgjedhur nga Komisioni Evropian për komunikim dhe do tu rekomandohej punonjësve.Komisioni Evropian i kërkon stafit të përdorë rivalin e WhatsApp për të komunikuar

Komisioni Evropian i ka kërkuar stafit të tij të përdorë aplikacionin e enkriptuar të komunikimit Signal, një lëvizje e cila pritet të rrisë sigurinë e komunikimeve.

Politico raportoi se Signal ishte përzgjedhur nga Komisioni Evropian për komunikim dhe do tu rekomandohej punonjësve.

Ju pëlqen!

Por Signal nuk do të përdoret i vetëm për komunikim. E-mail-e të enkriptuara do të dërgohen me informacion sensitive dhe dokumente të klasifikuara. Signal do të përdoret kryesisht për komunikime të jashtme mes stafit dhe njerëzit jashtë organizatës.

Iniciativa vjen ndërkohë që Komisioni Evropian po përpiqet të mbrojë komunikimin nga sulmet kiberneitke të profilit të lartë.

Vitin e kaluar Nju Jork Times raportoi se rrjeti i komunikimit të Komisionit Evropian ishte hakuar prej tre vitesh.

Por nuk është i vetmi institucion i lartë që bën këtë lëvizje. Partia Konservatore në pushtet në Britani do të përdorë Signal në vend të WhatsApp.

Në terësi Signal konsiderohet se aplikacioni më i sigurtë i komunikimit. Është open-source dhe i enkriptuar dhe ndryshe nga WhatsApp nuk ruan mesazhet në cloud. Eduard Snouden ka thënë se e përdor aplikacionin në komunikim të përditshëm.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!