Komisioni Europian ka propozuar amendimin e legjislacionit ekzistues të BE-së me synim adresimin e Fondeve të Solidaritetit për vendet anëtare dhe ato që janë në proces negociimi në përballjen e krizës së koronavirusit.

Kriza me të cilën ne përballemi ka si rëndësi njerzore ashtu edhe potencialin e një impakti të madh ekonomik. Si pjesë e një përgjigjeje të koordinuar, Fondi i Solidaritetit të BE-së mund të luajë një rol të rëndësishëm në dëshmin e solidaritetit në BE për vendet anëatre në përballje me këtë situatë emergjente,  thuhet në dokument.

Një vend anëtar ose që ka hapur negociatat e anëtarësimit mund të aplikojë për fondin nëse dëmi direkt nga fatkeqësia vlerësohet se kalon 3 miliardë euro, apo 0.6% të Të Ardhurave të Përgjithshme Kombëtare. Komisioni propozon po ashtu se kontributi i shteteve anëtare për Fondin duhet të rritet me 25% dhe të shkojë në 100 milionë euro.

Ju pëlqen!

Përveç vendeve anëtare, vendet që përfitojnë janë Mali I Zi, Serbia dhe Turqia, nëse këto përballen me emergjencë. Pak ditë më parë presidenti serb Vuçiç u ankua publikisht për mungesë solidariteti nga BE-ja ku tha se Serbisë i ishte mohuar e drejta për të aksesuar tregun e pajisjeve mjekësore europiane, në një kohë të vështirë si kjo.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.