Nga MekuliPress
Norvegjia votoj për ndryshime. Qeveri e majtë e udhëhequr nga Støre AP (Partia e Punëtorëve) do t’i japë fund faktit që paratë e taksave të ndara për mirëqenien e prgjithshme, të krijojnë pasuri miliardëshe për disa pronarë/oligarkë privatë – pra fund për përfituesit nga paratë e mirëqenies.

Të dashur lexues,
Fëmijët në kopshtin e fëmijëve, të rinjtët me probleme sociale dhe një gjyshe në shtëpinë e të moshuarve, janë që të gjithë përdorues fragjil të shërbimeve të rëndësishme të mirëqenies.

E të gjithë këta nuk janë klientë në një dyqan. Këta nuk janë në gjendje të kujdesen për interesat e tyre dhe të vendosin kërkesa për cilësi, sikurse kur ne blejmë një artikull në dyqan. Ky grup i dobët i shoqërisë i dorëzohet fuqisë politike të të tjerëve, prioriteteve dhe vendimeve politike të të tjerëve, dhe atë, në një mënyrë krejt tjetër.

Atëherë shtrohet pyetja: A duhet të lejohet motivi i fitimit komercial të ndikojë në kopshtet e fëmijëve, në mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjëve? A duhet të lejohet harrimi i  medikamenteve për gjyshet dhe gjyshët për shkak të kapitalizmit të egër e jo human?

Përgjigjja u dha mbrëmë. Dhe përgjigjja është Jo. Kjo është arsyeja pse Norvegjia, populli norvegjez i tha mbrëmë po mirëqenies jofitimprurëse për oligarkët.
©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.