“Dardanët e rinj” kanë arritur një fitore të rëndësishme prej 2-1 ndaj Shqipërisë U21. Por pas ndeshjes, komentatori i njohur, Andin Lokaj, ka vazhduar me deklaratat e tij fashiste, duke ofenduar rëndë futbollistët shqiptarë dhe kombin shqiptar në përgjithësi, shkruan MekuliPress.com

“Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribuna” – shkroi gazetari i paetikë, e aspak profesional, Lokaj.

Kjo nuk është hera e parë që gazetari i Televizionit publik të Kosovës, (RTK), që paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë të Kosovës bën deklarata të tilla.“Unë nuk e dua Shqipërinë o vlla, e dua Kosovën. Këto janë sene të babadimrit. Kosova e ka kombëtaren e vet, e ka shtetin e vet dhe e ka flamurin e vet”, ishte deklarata e Lokajt në vitin 2019, në emisionin “Imazh” në Radio Televizionin e Kosovës.

Ju pëlqen!

Ish komentatori i KTV-së dhe SuperSportit njihet për deklaratat e tij kontraverze e antishqiptare.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.