Publikimi i pagave, rastësi apo qëllim – Retorika në shërbim të pushtetit të Tiranës?

Fatkeqësi e madhe! Tmerr e kijamet i paparë! “Skandal i tmershëm”, kështu po e quajnë pablikimin e pagave media e Trianës. Publikimi i pagave në Shqipëri u bë temë ditore. Nuk ka gazetë, portal, radio, e as televizion, që nuk po e shtjellon këtë «skandal e krim të madh» që e ka goditur Shqipërinë e shkretë. U bënë plot 48 orë që të gjitha problemet, krimet e sherret në Shqipëri, papritmas, u fashiten dhe na doli një problem i madh, një problem gjigant. Hapsira publike tani u njoftua, di, po lexon e po informohet vetëm për një krim e për një hall; pra për «Publikimin e pagave» nga “dikush”. Tjerat skandale, vjedhje, hajni, krime ekonomike, kulturore e politike, ku u treten, ku mbetën? Pse nuk po trajtohen tani nga mediat e pushtetit?

Të dashur lexues,
Në Norvegji, pra në shtetin (ndoshta) më demokratik në botë, ku liria e indidividit dhe privatësia është e shenjtë, secili ka mundësi, në internet, të kontrrolloj e të shikoj nga kurreshtja, se sa lekë në vit e në muaj fiton shoku, shoqja, politikani, zyrtari shtetëror, fqinji, gruaja, apo kushdoqoftë tjetër. Pra, publikimi në publik i pagave të qytetarëve norvgjezë, për shtetin Norvegjez nuk është «skandal», e as ndonjë cenim i privatësisë së individit. Packa për Shqipërinë e pa “dyer e pa dritare”, ku ambasadokracia e media, e di edhe sa palë brekë ka gruaja e Kryeministrit, ky publikim i pagave në publik na qenka “skandal”.

Ju pëlqen!

Shtrohet pyetja e sinqertë: Sa është serioze kjo zhurmë e mediave të korruptuara të Tiranës? Sa janë të shqetësuar pushtetarët për këtë «skandal» të madh?

Të nderuar lexues,
Gjuha ka fuqi të madhe. Është retorika e pushtetit ajo që po e përdorë gjuhën si instrument për qëllime e synime te veta.

Është edhe ‘situata retorike’, ajo që paracakton atë se ‘çfarë’ do të flitet e ‘çfarë’ do të shkruhet e të thuhet në publik. Pra është ‘dikush’ (në këtë rast Qeveria Rama) në këto situata që e nxitë dhe kërkon që ‘dikush’ (Publikimi i Pagave nga aktorë të kontrolluar nga Pushteti) të reagoj, të shkruaj, të merr fjalën dhe të provoj që të ndryshoj situatën retorike.
Në Tiranë, sot për sot, kemi një situatë retorike (që mund të ndryshohet përmes gjuhës, tekstit, dhe fotografisë) dhe së pakut tre probleme të ngutshme. E këto janë «Open Ballkan», « hetimet për inceneratorët» dhe «PD».

Janë probleme të kundshme për pushttin e Tiranës, sepse është një “gabim“, një “pengesë”; Është diçka që pritet të ndodhë e të bëhet e që nuk “do të duhej” të ishte. E këtë «dicka» duhet ta ndryshoj pushtei i Tiranës përmes kontrollit të komunikimit/informimit publik.

Retorika kërkon çdoherë një publik. Lajmet e kontrolluara mund të ndikojnë apo edhe të ndryshojnë vendimet dhe veprimet e popullit. Pra situata retorike kërkon secilën herë një publik, publik i cili është në gjendje të ndryshoj situatën retorike, e më pas edhe atë politike.

Të nderuar lexues,
Eksperti i shquar i njohjes së komunikimit ndërnjerëzor Noam Chomsky, përmbledh në dhjetë pika manipulimin që mediat, (Flitet për mediat dhe gazetarët e pushettit) e kryejnë gjatë punës së tyre.

E para, sipas ekspertit anglez, është “Strategjia e shpërqëndrimit”. Sipas tij “Strategjia e Shpërqëndrimit” është forma më klasike e kontrollit të shoqërisë prej pushteteve. Efikasiteti i saj, nëpërmjet bombardimit me informacione të parëndësishëm çorientues, është i provuar për devijimin e vëmendjes së publikut nga çështje të rëndësishme jetike dhe nga ndryshimet tinëzare të aplikuara prej elitave politike dhe ekonomike. Kjo strategji është thelbësore edhe për paralizimin e interesimit të publikut për njohuritë esenciale në fushën e shkencës, të ekonomisë, të politikës, sociologjisë, etj.

Të dashur lexues,
a ju duket e sinqertë deklarata e Ramës për publikimin «në befasi» të pagave, e që pushteti dhe media e tij e quan “skandal”?
Ju lutëm, të jeni të sinqertë, dhe djersiteni trurin kur të lexoni këtë deklaratë të Ramës të bërë sot: “Dua t’ju kërkoj një ndjesë të gjithëve që janë shqetësuar me plot të drejtë për këtë ndërhyrje në këtë aspekt të jetës së tyre private dhe ndërkohë dua ta nënvizoj qysh në fillim se kjo është një ngjarje e cila meriton të hetohet imtësisht. Uroj, shpresoj dhe i bëj thirrje organeve ligjzbatuese që ta kryejnë këtë hetim me të gjithë kapacitetet e tyre dhe nga ana tjetër, dëshiroj të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për t’u kuptuar dhe për të nxitur destabilitet në një përpjekje që s’është e para“.

Unë, Gëzim Mekuli, dyshoj në këtë deklaratë publike të Ramës. Është një manovër e tij për të krijuar një problem, e që më vonë, Kryeministri, do të na ofron edhe zgjidhjen e këtij problemi, dhe në publik, përsëri, do të na paraqitet si “shpëtimtar i kombit”.

Pikërisht ky dyshim i imi në sinqeritetin e fjalëve dhe në pushtetin e Ramës, përputhet me pikën e dytë të manipulimit nga mediat, që shkëlqyeshëm na e përshrkuan Chomsky: Është fjala për “Manovrat me krijim problemesh për të ofruar zgjidhjen më vonë, duke u vetëshpallur ‘shpëtimtar i popullit’. Kësaj metode grafikisht i përgjigjet skema: “Problem – Reagim – Zgjidhje”.

Kjo nënkupton krijimin me dashje të një problemi prej vet pushtetit abuziv, për të shkaktuar reagimin e publikut të revoltuar, me qëllim që vetë populli të jetë nxitës i masave që dëshirojnë të imponojnë akrobatët e pushtetit.

Retorika e pushtetit duhet të çmontohet, gjithmonë, secilën herë kudo e përgjithmonë, apo jo të dashur lexues?

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.