Dëshiron të ndikosh në publik? Ke qefë të të besoj dikush për diçka e rreth diçkaje? Atëherë Etosi (karakteri) ka rëndësi të veçantë. Dhe, mos harro, për t’ia mbushur mendjen dikujt, Etosi është vendimtarë.
Publiku nuk e vlerëson, dhe nuk e çmon, vetëm atë se çfarë ti thua por, gjithashtu, publiku vlerëson edhe faktin se, kush është ai apo ajo që po felt në publik. Pra, kush qëndron prapa tekstit, fjalës e lajmit. Karakteri dhe personaliteti është me rendësi. Nuk është as edhe e rastësishme se, përse Aristoteli ethosin e quan edhe «momentin më të fuqishëm prej më të fuqishmit për të bindur».
Domëthënja e etosit, pra e karakterit, ose besueshmëria e tijë argumentohet edhe në studimin e kryer nga hulumtuesit amerikan, me të ashtuquajturën «Grupi i Hovlandit».
Në një nga hulumtimet e kryera në vitin 1951, Hovland dhe Weiss, publikuan një artikull për të dy grupe, që ishin si objekt studimi. Artikulli kishte të bëjë rreth asaj se në ç’shkallë egzistonte mundësia, në atë kohë, për të ndërtuar nëndetëse me motor atomik. Grupit të parë iu afrua një artikull, që si burim kishte shkencëtarin e njohur amerikan J. Robert Oppenheimer. Ishte ky njeriu që udhëhoqi grupin e shkenctarëve i cili zhvilloj bombën e parë atomike dhe, natyrisht, ky artikull, kishte një burim me besueshmëri të lartë.
Grupit të dytë iu afrua një artikull, ku si burim informacioni ishte gazeta ruse «Pravda», gazetë e cila në atë kohë, e në lidhshmëri me zhvillimin e bombës atomike, kishte një besueshmëri të ulët në opinion.
Burimi i informacioneve jetik për bindjet tona
36% të të testuarve nga grupi i parë, të cilëve u dha Oppenheimer si burim i informacioneve, u ndikuan dhe ndryshuan bindjet dhe qëndrimet e tyre, e që përputheshin me përmbajtjen e artikullit. Ndërsa ata të grupit të dytë, që si burim informacioni kishin «Pravda» ruse, nuk e ndëruan qëndrimin e as bindjen e tyre as edhe për 1%.
Është me rëndesi të theksohet se teksti i artikullit ishte tërsisht i njëjtë, por etosi (karakteri) i dërguesit, pra besueshmëria, ishte e ndryshme. Dhe, mu kjo, besueshmëria, kishte domëthënje vendimtare për mundësinë e tekstit që të ndikoj e të bindë tek grupet.
Karakteri i lartë moral dhe personaliteti i pastër i dërguesit është «oksigjen» për bindje e për ndikim në publik. Kjo vlenë për shembull edhe për «spin-doktorët». Një «spin-doktor» është një këshilltar për komunikim (politik).
Këta këshilltarë, shpeshëherë, shprehjeve dhe temave u japin drejtime të caktuara e të planifikuara mirë, e që cdo herë janë dhe «duhet» të jenë pozitive për dërguesin. Një nga spin-doktorët më të njohur amerikan, M. Sitrick, thot se: Spin ka të bëjë me bindjen, dhe bindja varet nga besueshmëria. «Nëse Ti, pikësëpari, je i njohur si një person, të cilit nuk mund ti besohet gjithmonë», shkruan ai, «do të jetë gati e pamundur ta bindni ndonjërin për ndonjë gjë». Po, një spin-doktor për të bindur grupe të caktuara në publik, përdorë teknika të ndryshme dhe strategji retorike, por është «një send» që ai pa të, asdhenjëherë nuk mund të jetoj: Të folurit e bukur, ekspertiza teknike, dramaturgjia, – po, të gjitha këto ndihmojnë. Por, pa besueshmëri, cdo gjë është e pavlerë; eshtë e thatë; është e zbrazët.
Një dërgues mund të jetë një person i rëndomtë, si për shembull një folës, një fjalimmbajtës, një gazetar apo gazetare, një politikan/politikane, një deputet/deputete. Por, gjithashtu, dërgues mund të jetë edhe një institucion ose medie. Të gjithë këẗa së bashku kan një ethos. Dhe, etosi i tyre është, pra, qëndrimi apo të përceptuarit që ne publiku kemi për këta njerëz apo për këto medie ose organizata.
Ethosi nuk është i ngurtë, por një fenomen dinamik. Secilën herë që Ti i drejtohesh dikujt, e vë në sprovë besueshmërinë tënde. Karakteri (Ethosi) yt ndryshon secilën herë që Ti flet dhe komunikon.
Sikur të ishte e mundur që të zbulonim faktorët që do na ndihmonin të zbulonim se, cili/cila është me e beueshme se tjetra. Për shembull sikur të zbulonim se fjalëmajtësit trugjatë janë më të besueshëm, sesa ata trupshkurtër; apo politikanet e bukura e me gjinjë plot silikon, janë më të besueshme sesa politikanet e shëmtuara e me gjinjë të vockëla pa silikon. Sa e lehtë do të ishte jeta për ne, sikur të dëshmohej se, Ti je i besueshëm nëse je «i/e gjatë», «i/e bukur» apo «me ginjë të mëdha».
A është kjo vërtetë e mundur?
Fjalimet dhe deklaratat nuk mirren seriozisht në publik kur ato prodhohen e paraqiten nga një person me besueshmëri e me karakter të ulët (pa ethos). Tjetra, derguesit me besueshmëri të lartë shkaktojnë më shumë ndryshime në qëndrime tona, sesa dërguesit me besueshmëri të ulët. Për shembull shkenctari Oppenheimer është më i besueëshem sesa gazeta propaganduese ruse «Pravda».
Apo thënë shkurt e shqip: nuk mund të jetë i besueshëm, bindës dhe as ndryshues i qëndrimeve tona një ish-kryeminsitër, një deputete apo një deputet që ka 1001 skandale e akuza për pasurim të dyshimtë. Konsekuent deri në fund: Nuk ka besueshmëri të lartë në publik atherë kur një Ramush Haradinaj shpifë ndaj Kryeminsitrit të Kosovës, e në anën tjetër mbronë militantët e tij partiak për hajni, mashtrime dhe falsifikime. Nuk ka besueshmëri të lartë në publik atëherë kur ish-kryeminsitri Isa Mustafa sulmon Albin Kurtin për mospunë e korrupcion. Nuk ka besueshmëri të lartë në publik kur mediat e korruptuara të regjimit, me plot emocion e pa fakte, dalin, sajojnë e shpifin lajme kundër Kryeminsitrit të pakorruptuar, Albin Kurti.
Nuk ka besueshmëri të lartë tek ajo depuetete, e tek ajo parti politike, që nuk distancohet nga fjala «Terrorist» si etiketim ndaj një -ish ushtari të UCK-së.
Pa Ethos nuk të beson kush, as gruaja e as burri yt. As djali e as vajza jote. Të gjithë e dinë se cili apo cila je Ti.
©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.