Kombëtarja shqiptare ka kryer sot seancën e parë stërvitore për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Europianit kundër Andorës të enjten dhe kundër Francës tre ditë më pas. Për këto dy sfida kanë folur sot dy lojtarë të kombëtares, Emanuele Ndoji dhe Myrto Uzuni, të cilët janë të rikthyerit e Edi Reja-s. Ndoji fillimisht foli për këtë çështje, ndërsa më pas komentoi konkurencën në repartin e mesfushës:

“Bare dhe Gjasula janë lojtarë shumë të fortë. Duhet të japësh 100% në stërvitje për t’i treguar trajnerit që je gati. Konkurrenca është e mirë për ekipin.”

Ndërkohë sulmuesi Uzuni u shpreh se nuk ishte ndjerë mirë për mungesën në dy sfidat e kaluara.

Ju pëlqen!

Uzuni: “Nuk jam ndjerë mirë kur nuk u grumbullova, por jam shumë i lumtur që u riktheva. Isha dhe duke lozur. Trajneri e pa që unë po bëja mirë. Ai nuk mund t’i japë llogari lojtarit që pse nuk po e thërret.”

UEFA sot ka caktuar edhe arbitrat për ndeshjen me Andorën që do të jenë një katërshe nga Estonia me kryesor Kristo Tohver. Ndërkohë tre futbollistët të cilët rrezikojnë të humbasin sfidën me Francën në rast se ndëshkohen me të verdhë janë Keidi Bare, Kastriot Dermaku dhe Taulant Xhaka.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!