Edy Reja më në fund është i kënaqur nga rezultati dhe pozicioni i dytë në renditje në grup. Pas fitores 5-0 ndaj San Marinos, ai theksoi se ekipi bëri mirë dhe konkret, sidomos në pjesën e dytë.

“Në pjesën e parë luajtëm mirë por ishim pak konkretë, ndërsa në pjesën e dytë kemi luajtur më pak mirë por ishim më konkretë. Në pjesën e parë bëmë manovra të mira por nuk finalizuam.

Në pjesën e dytë ishim më shumë finalizues se vendosa në fushë Brojën e Roshin, më të fortë fizikisht. Ata u lodhën, ne gjetëm golin e dytë dhe gjërat u bënë më të thjeshta.

Ju pëlqen!

Nuk më pëlqeu që dikush bënte pasime me thembër, të vonohej manovra. Mua më pëlqen në 90 minuta të kesh ritëm të lartë, duhet luajtur, siç kemi bërë në pjesën e parë.

Gjashtë pikët janë ato që kishim parashikuar dhe kemi thënë që nëse duhej të ishim konkurrues, duhej të fitonim këto ndeshje. Mendonim të bënim pikë në Poloni, por nuk ishim me fat. Ekipi po luan mirë, djemtë po besojnë dhe jemi një grup i mirë.

Shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund. Të rinjtë janë përgjigjur mirë, është Bajrami që na jep cilësi në mesfushë, është Broja që po pret gati, është lojtar i rëndësishëm. Unë po kërkoj lojtarë, por edhe për të vazhduar me këta lojtarë se ka harmoni, argëtohen në stërvitje dhe në ndeshje.

Ishim në pankinë në 5-0 po më thoshin që fitonte Anglia, ishim të lumtur. Por pastaj erdhi një dush i ftohtë me golin në shtesë. Por nëse duam të vazhdojmë ëndrrën, duhet të mundim Poloninë këtu.

Tani jem të dytët, është rezultat i rëndësishëm. Duhet të mbajmë këtë pozicion, çdo ndeshje mund të luhet. Nëse luajmë me vëmendje, kjo skuadër mund të bëjë mirë kudo.

Broja ishte shumë i aftë se u tregua altruist, se gjen lojtarët, nuk është se vetëm kërkon golin. Kjo më kënaq se ka treguar përulësi, di çfarë do të thotë një shok, të jesh bashkë, ai ta jep topin.

Ashtu edhe Uzuni, më pëlqen kjo lloj sjellje, jo një egoist. Kjo është diçka e mirë, kur shoku është në pozicion më të mirë duhet të pasosh. Kjo është ndër gjërat më të mira të ndeshjes”, tha Reja.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.