Shqipëria ka mbërritur sot në drekë në Rejkjavik, ku do të zhvillojë dy seanca stërvitore në prag të ndeshjes së 8 Qershorit ndaj Islandës, që do të zhvillohet në orën 15:00 me orën shqiptare.

Sipas programit të paracaktuar, skuadra pas mbërritjes në Islandë, ka drekuar, dhe pas një pushimi të shkurtër i është drejtuar fushës për të kryer stërvitjen. Për mbi 90 minuta, Edi Reja dhe stafi i tij kanë aplikuar variante taktike, kanë zhvilluar lojë në grup dhe disa ushtrime rikuperuese në aspektin fizik.

Ditën e nesërme, në orën 14:30 trajneri Reja dhe kapiteni Hysaj do të dalin në konferencë për shtyp dhe në orën 15:00 do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]