Shqipëria ka vazhduar me barazime në Ligën e Kombeve, ku kësaj radhe ka barazuar kundër Lituanisë, pas barazimit kundër Kazakistanit

Kësaj radhe djemtë e Edi Rejës kanë barazuar kundër Lituanisë me rezultat 0-0. Një ndeshje e luajtur në kushte tepër të vështira ka bërë që Shqipëria mos të fitojë për tri ndeshje rresht në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja shqiptare luajti shumë më mirë që nga fillimi i ndeshjes ku kishte disa raste. Megjithatë në fund të pjesës së parë arbitri nuk ndali një penallti për Shqipërinë ku pati prekje me dorë nga një lojtar i Lituanisë.

Ju pëlqen!

Në pjesën e dytë, Shqipëria vazhdoi dominimin deri në minutën e fundit, madje Trashi pati dy mundësi të mira për të shënuar por që i shpërdori ato.

Në përgjithësi Shqipëria pati nëntë tentime për gol, ku tri goditje përfunduan në korniza të portës dhe gjashtë të tjera jashtë.

Shqipëria pati edhe posedimin e topit, me 55 për qind të posedimit të topit.

Pas kësaj ndeshje, Shqipëria dhe Lituania ndajnë pikët, pra nga pesë të tilla nga 4 ndeshje të zhvilluara.

Lexo po ashtu:  Kombëtarja e shqiptarëve përfundon pjesën e parë me epërsi 1:0 ndaj Islandës, shënoj Taulant Seferi

Ndeshjet e fundit Shqipëria i zhvillon në Shqipëri ku do ta pret Bjellorusinë dhe Kazakistanin.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!