Franca e Napoleonit, Franca e shumë e shumë mendjeve të ndritura, e kulturës, e finesës dhe stilit, vijon të jetë një ndër kombet me ndikim të fuqishëm në punët e botës edhe sot.

Një popull që i ka dhënë vetes një emër kaq të madh, nuk ka sesi të mos mbartë urtësi dhe mençuri që i përcjell nëpër breza.

Ne i kemi mbledhur thesaret e urtësisë franceze dhe për kënaqësinë e lexuesve tanë i kemi renditur si mëposhtë:

Ju pëlqen!

Francezët i mashtrojnë gratë, anglezët i martojnë, rusët i dhunojnë, amerikanët i blejnë.

Ai që e rreh gruan e vet është si ai që i mëshon thesit me miell; gjithçka e vlefshme në të – del jashtë, ndërsa çka është e keqe, mbetet brenda.

Ai që është i aftë të drejtojë një grua është i aftë edhe për shtet.

Ai që është mjeshtër i etjes, është mjeshtër edhe i shëndetit të tij.

Ai që flen në zhurmë, zgjohet nga qetësia.

Ai që ka frikë të vuajë, vuan nga frika.

Ai që lavdëron të gjithë, nuk vlerëson njeri.

Ai që mund të lëpijë, mund edhe të kafshojë.

Ai që s’di të gënjejë, beson se të gjithë thonë të vërtetën.

Askush nuk është i mjerë deri në momentin që fillon të krahasohet me të tjerët.

Anjë lumturi nuk gëzohet në injorancë.

Besnikëria është më e vështirë se virgjëria.

Burri është një lumë, kurse gruaja një det.

Çdokush ka shijen e vet, – tha djalli dhe u ul mbi hithra.

Çdo moshë ka lodrat e veta.

Çdo shtëpi ka simbolin dhe dashurinë e saj.

Çka nuk mundet djalli mundet gruaja.

Dallimi ndërmjet maces dhe gruas është ky: gruaja mund të bëhet tigreshë, ndërsa macja kurrë.

Dashuria bën që të kalojë koha, koha bën që të kalojë dashuria.

Dashuria është një zjarr, një parajsë, një skëterrë, ku banon gëzimi, dhimbja dhe pendimi i hidhur, është pëlhurë që thuri natyra dhe e zbukuron fantazia.

Dashuria nuk mund të jetë e thellë nëse nuk është e pastër.

Demagogu ose llafazani sa më shumë që flet, aq më tepër nuk thotë asgjë.

Dije dhe fuqi, e njëjta gjë.

Doni fatkeqësinë e fëmijëve? Lejoni të bëjnë çfarë të duan.

Duhen gjetur ide të reja për të realizuar ato të vjetrat.

Duhet të mësojmë nga jeta si ta durojmë atë.

Durimi është balsam për të gjitha dhimbjet.

Dhuna ka krijuar robërit e parë, frika i ka përjetësuar.

Ekzistojnë dy lloje njerëzish që dinë pak për gratë: të martuarit dhe të pamartuarit.

Edhe në ferr të nevojitet miku.

Është dyfish kënaqësi të gënjesh gënjeshtarin.

Është më mençuri të lakohesh sesa të thyhesh.

Është e vështirë ta gostisësh një mysafir të ngopur.

Fatkeqi më i madh, ai që nuk ka vuajtur asnjëherë.

Femrat e bukura kanë gjithmonë të drejtë.

Fjalëve besojuni vetëm kur të jenë të shoqëruara e të vërtetuara me vepra.

Fjala e thënë i përket gjysma atij që e thotë, gjysma atij që e dëgjon.

Gratë e bukura nuk kanë nevojë për shumë pajë.

Gjermania është bërë për të shëtitur, Italia për të buajtur, Anglia për të reflektuar, Franca për të jetuar.

Gjysma e parë e jetës kalon duke lakmuar të dytën, gjysma e dytë duke qarë me mall të parën.

I lirë është ai që nuk shpreson asgjë dhe nuk frigohet nga asgjë.

I sëmuri nuk ha dot as mjaltë, kurse stomaku i të shëndoshit bluan edhe gurë.

I thoni vetëm njëherë një gruaje se është e bukur, djalli ia përsërit 10 herë në ditë.

Jeta është një punë që duhet ta bësh në këmbë.

Kombet mund të jetojnë vetëm në dy mënyra, ose duke vjedhur, ose duke prodhuar.

Kujt fati i dëshiron të mirën, atij njerëzit ia duan të keqen.

Kurioziteti i njerëzve fillon që në djep.

Kur nuk ke atë që do, duhet të duash atë që ke.

Kush jep gjëra të mëdhaja, do t’i kthejnë gjëra të mëdha.

Momenti dehës në parathënie të dashurisë është e puthura.

Mos shiko nga vjen, por shiko ku shkon.

Në botën e të verbërve lum kush ka një sy.

Në pushtim të një ishulli, ndërtesa e parë që ngre spanjolli është një Kishë, francezi bunker, hollandezi një fermë, anglezi një tavernë.

Njerëzit e mëdhenj janë meteorë që ndriçojnë botën.

Njerëzit nuk maten me kilogramë dhe me metër, por me zemër dhe vepër.

Njeriu ka tre karaktere: një që ia veshin të tjerë, atë që ia jep vetes dhe atë të vërtetin.

Një i afërt i varfër është një i afërt i largët.

Paraja është një shërbëtor i mirë por një udhëheqës i keq.

Për një tregtar atdhe është xhepi i tij.

Pija fillon me ceremoni dhe mbaron me sherr.

Prova më e mirë e miqësisë është t’i tregosh mikut defektet.

Sa më shumë dashuron, aq më të vështirë e ke ta harrosh atë dashuri.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!