Kjo fotografi është bërë në Irlandë në 1972 dhe përshkruan një vajzë që gjuan me armën e të dashurit të saj, i cili u plagos në një betejë me ushtrinë britanike.
Burri mbijetoi, u transportua në një vend të sigurt, falë sakrificës së të dashurës së tij e cila u përball me ushtarët anglezë derisa u vra.
Kur komandanti i batalionit britanik zbuloi se ai ishte duke luftuar me një grua, ai urdhëroi ushtarët e tij të mos e preknin trupin e saj dhe lejoi irlandezët ta varrosnin. Thuhet se ata kanë dëgjuar komandantin anglez duke bërtitur: “Mbretëresha nuk kujdeset për ne kurse kjo grua kujdesej për burrin dhe tokën e saj”.
Fotoja u zgjodh si një simbol për Ditën e Gruas në Irlandë, krahas frazës: “Mos kini frikë të lidheni me një grua të fortë. Mund të vijë dita kur ajo do të jetë ushtria juaj e vetme”.
Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.