Muhamet Krasniqi, ndryshe i njohur si komandant Malisheva, para disa dite ka pësuar një sulm kardiak në burg.

Ndërsa gjatë ditës së sotme ai është liruar nga spitali i Shkupit. Lajmi është bërë i ditur nga bashkëluftetari i tij Fatmir Reqica.

“Nuk e dija nëse do mund ta përqafoja pas atij operacioni të vështirë.
Falë Zotit, sot është mirë dhe jashtë çdo rreziku për jetën.
Ju faleminderit të gjithve për intersimin ju jemi mirnjohës të gjithve
Urojë të gjithë të jeni të shendetshëm dhe të fryteshem në fushveprimet e juaja”.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.