AKT-AKUZA PËRFSHIN GJITHË UÇK-në

Dilaver Goxhaj – (Shpetim Golemi)

Ish-anëtar i SHP të UCK-së

Ju pëlqen!

Ne, qytetarët e Republikës së Shqipërisë që na nxiti dashuria për gjysmën tjetër të kombit tonë dhe u shkuam në ndihmë vëllezërve të një gjaku në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, për të dhënë ndihmesën tonë për t’u çliruar nga pushtimi gati një shekullor nga Serbia, krahas dhimbjes, pezmatimit dhe pakënaqësisë që ndjejmë për dërgimin në Hagë, të një pjese të drejtuesve kryesorë të UÇK-së, si fillim, në pritje të dërgimit të të gjithë hierakisë së së saj, (sipas pikës 35 të akta-akuzës së Gjykatës Speciale), të akuzuar “për krime lufte” dhe “krime kundër njerëzimit”, por na ka gëzuar edhe diçka tjetër. Kjo që na ka gëzuar është fakti që, pothuajse shumica e mdiave në Tiranë kanë shprehur indinjatë për këtë padrejtësi që i bëhet jo veç Ushtrisë Clrimtare të Kosovës, por gjithë kombit shqiptar, ngaqë në UÇK u reshtuan vullnetarë ngë të gjitha trevat e tjera shqiptare jashtë Kosove.

Por, me keqardhje duhet thënë, se atëhere patëm një handikap: Në rreshtat e formacioneve tëUÇK-së, brenda në Kosovë, po e përsëris, brenda në Kosovë, për fat të keq, shkuam vullnetarë më pak sesa vullnetarë shqiptarë shkuan dikur në ndihmë të popullit spanjoll, 1936-1938. Ata që shkuan në Spanjë ishin 27 vullnetarë, ndërsa ne që shkuam në gjysmën tjetër të Shqipërisë ishim më pak se ata!

Por, interesante është fakti, se të dy palët vullnetare, të Spanjës dhe të Kosovës, patëm një fat të përbashkët: ashtu sikundër u pritën vulnetarët e Spanjës kur u kthyen në Shqipëri, ashtu u pritëm edhe ne vullnetarët e Kosovës kur u kthyem prej andej, duke u cilësuar nga autoritetet politike dhe shtetërore me epitete denigruese, si :aventurierë”, “komunistë”, “folkloristë”, por dhe me arrestime për “dezertim nga ushtria e Republikës së Shqipërisë”.

Interesante ishte se u akuzuam edhe si “enveristë”. Ndoshta këtu nuk kanë gabuar, për të vetmen arsye se kundërshtari më i vendosur kundër barbarive dhe krimeve serbe ndaj shqiptarëve kishte qenë Enveri, dhe natyrisht e ndjenin se urrejtjen kundër krimeve serbe na e kishte infektuar Enveri. Kështu në këtë pikë nuk janë gabuar. Madje, pse na cilësuan “enveristë”, prandaj Presidenti Mejdani, kur i propozuan që tre oficerat vullnetarë që u kthyen gjallë nga lufta në Kosovë, nga 5 që ishim, të riktheheshim në ushtria, ai tha: E pamundur! Me sa duket nga frika se mos infektonim dhe oficera të tjerë, sepse patriotizmi është sëmundje ngjitëse.

Por, qëllimi i këtij shkrimi është për të vënë në dukje se këto dy javë, si autoritetet shtetërore edhe shumica e mediave të Tiranës, kanë dalë në mbrojtje të luftës çlirimtare në Kosovë dhe të UÇK-së! Dhe interesantja është se, si mediat edhe qeveria janë në unison, njësoj si në 1998-1999 edhe sot. Por me një ndryshim të vogël: Qeveria e asaj kohe i “tradhëtoi” mediat kur u angazhua NATO-ja në luftë, u bë me UÇK-në. Ndërsa sot janë në unison, përkrah UÇK-së.

Por që të jemi sa më të drejtë, duhet të pranojmë, se i vetmi institucion mediatik në Tiranë, që ka mbajtur të njëjtin pozicionim ndaj Luftës në Kosovë, në përkrahje të UÇK-së, si në ato vite edhe sot, është Radio Televizioni Shtetëror Shqiptar. Për këtë i kemi qënë dhe i jemi mirënjohës. Kjo na nderon shumë edhe si shtet.

Që kjo Gjykatë Speciale kundër UÇK-së është e njëanshme, si dhe një rast i paprecedent në historinë e drejtësisë dhe të së drejtës botërore, këtë e ka pohuar edhe ish-Prokurori i kësaj Gjykate Speciale, profesori amerikan i së drejtës ndërkombëtare, Paul R. Uilliams. Ky ish- Prokuror i Gjykatës Speciale për “krimet e kryera nga UÇK-ja”, para disa ditësh, kur u intervistua nga TV FaxNëes, midis të tjerave na tha, se  më 30 prill të vitit 2019, në dokumentin që ai i ka dorëzuar  Kongresit Amerikan, pat theksuar se është me rëndësi që komuniteti ndërkombëtar të mos lejohet ta shtrembërojë juridiksionin e Gjykatës Speciale, pasi ajo gjykatë “nuk duhej që të kufizohej në ndjekje penale të anëtarëve të një grupi të caktuar etnik dhe ta vendosë ngushtë fokusin në një klasë të shqiptarëve dhe në UÇK”. Sipas tij, kjo do të ishte kundër parimeve themelore të së drejtës dhe drejtësisë së barabartë.

Megjithatë, ne, ish-vullnetarët e Luftës në Kosovë, sot u jemi mirënjohës të gjitha mediave që i kanë dalë në mbrojtje UÇK-së, por, të mos u ngelet hatri që u themi se janë shumë të vonuar. Pse them se janë shumë të vonuara? Ky sensibilitet i opinionit publik shqiptar duhej të ishte bërë, së pari, gjatë viteve 1998-1999, për të shkuar si komb në atë luftë. Por ajo iku dhe shkoi e nuk kthehet prapa. Së dyti, këta politikanë e institucione dhe këto media nuk i dolën në mbrojtje UÇK-së  në periudhën Prill – Korrik 2015, kur Parlamentit të Kosovës i bëhej presion për miratimin e kësaj Gjykate kundër UÇK-së. .

Pse them: në atë periudhë katër mujore? Sepse në atë periudhë zhvillohej debati i ashpër në Parlamentin e Kosovës. Në muajin prill të atij viti, Hashim Thaçi, që në atë kohë ishte Kryeministër dhe njëkohësisht edhe Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), (më pas President i Kosovës deri në 4 nëntor 2020), së bashku me gjithë deputetët e saj, (për fat të keq shumica e tyre ish-pjestarë të UÇK-së), si dhe në unitet të pa parë më herët me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) me të gjithë deputetët e saj si dhe ata serbë, po bënin presion ndaj pjesës tjetër të Parlamentit që të miratohej Gjykata Speciale, e kërkuar nga Asambleja e Parlamentit Europian. Dhe, më e bukura ishte dhe është se kjo Gjykatë kërkohej të përbëhej me personel krejtësishtë të huaj, asnjë shqiptar, dhe përsëri të quhej Gjykatë Speciale e Kosovës. A ka tradhëti më të madhe? Së dyti, kjo Gjykatë të ketë të drejtën të gjykojë jo thjesht veç disa anëtarë, por, sikundër thuhet edhe në pikën 35 të Akt-Akuzës edhe “udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së dhe QPK-së, ministra dhe zëvendësministra të QPK-së, komandantë të zonave të UÇK-së, zëvendëskomandantë të zonave dhe anëtarë të tjerë të shtabeve të komandave të zonave, komandantë të brigadave dhe njësiteve, komandantë dhe anëtarë të shërbimeve policore dhe të zbulimit të UÇK-së dhe QPK-së, ushtarë të tjerë të UÇK-së dhe zyrtarë të tjerë të QPK-së, si dhe të tjerë që vepronin në emër të UÇKsë dhe QPK-së.” Ky formulim është më se i qartë për secilin shqiptar, dashamir e dashakeq të UÇK-së, se është një Gjykatë kundër gjithë strukturës komanduese të UÇK dhe të njësive e reparteve të saj, deri te cdo komandant toge, e që do të thotë, kundër gjithë UÇK-së.

Kur këto dy qëllime të jashtëzakonshme të Gjykatës Speciale u kundërshtuan në seancën e prillit 2015 nga shumica e deputetëve të Parlamentit të Kosovës me në krye Lëvizjen Vetëvendosje! Dhe më interesantja është, se të gjithë këta u kauzuan nga z.Hashim Thaçi: “Ju jini armiqt e Kosovës!”

Po pse u tha Thaçi “armiq të Kosovës” parlamentarëve kosovarë shqiptarë ngaqë nuk ishin dakort me deputetët e PDK dhe të LDK për këtë lloj Gjykate Speciale? Këtë nuk e ka shpjeguar Thaçi. Por fakti të çon, pse ata e kundërshtuan ngritjen e kësaj Gjykate Speciale për të arrestuar e gjykuar të gjithë ata shqiptarë që kishin guxuar të luftonin kundër oficerave dhe ushtarëve  të ardhur nga Serbia në shtëpinë  “Kosovë” e që vranë 11.840 shqiptarë, prej të cilëve 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç;  296 fëmijë deri në 5 vjeç;  1.739 femra;  1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare dhe 5081 të moshave 19-64 vjeçë, prej të cilëve 1.450 ende janë të pagjetur;  20.400 femra të dhunuara shqiptare; dogjën dhe shkatërruan 100 mijë e 589 shtëpi, banesa e objekte të ngjashme; 358 shkolla; 71 zyra institucionesh; 30 shtëpi kulture; 93 biblioteka publike dhe shkollore; 123 objekte shëndetësore; 215 objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe); 5 kisha katolike; 88.101 objekte ekonomike shtetërore e private ndihmëse; asgjësuan dhe grabitën 70 % të gjësë së gjallë si dhe tërhoqën të gjitha evidencat e detyrimeve pensionare etj. Dhe absurditeti më i madh i ngritjes së ksaj Gjykate është se nuk duhet të gjykohet asnjë serb i Kosovës dhe asnjë vullnetar sllav që iu bashkuan krimeve serbe në Kosovë, edhe pse kryen gjithë këto krime që cituam më lart. Me sa duket, atyre që vranë shqiptarë dhe dogjën Kosovën duhet t’u jetë marrë parasysh sakrificat që kanë bërë. Dhe Asambleja Parlamentare e Evropës dhe deputetët e PDK dhe të LDK bashkë me ata serbë i mëshirojnë ngaqë janë lodhur e munduar, ngaqë erdhën nga Beogradi e Ukraina me tanke, autoblinda, makina, trena dhe avjonë dhe si mund të gjykohen e dënohen për atë lodhje të madhe dhe “sakrificë” duke vrarë shqiptarë muslimanë, duke i groposur në varre masive dhe duke djegur shtëpitë e tyre.

Mirëpo, këta të UÇK-së nuk duhej t’i pengonin kur ardhacakët po u vrisnin familjarët e tyre dhe u digjnin shtëpitë. Për këtë gjë, UÇK-ja do gjykohet. Pavarësisht, se edhe kafshët më të ndrojtura, kur nuk kanë rrugë tjetër, hyjnë në luftë për vetëmbrojtje, por shqiptarëve në Kosovë kjo gjë nuk u lejohej, ata duhej të rrinin e të bënin sehir se si u vriteshin e digjeshin prindërit, vëllezërit dhe shtëpitë dhe se si u përdhunoheshin nënat dhe motrat. Ky është krimi i tyre kundër njerëzimit, që nuk i lanë të qetë sllavët të zhduknin shqiptarët.

Ku ishin atëhere këta pushtetarë, politikanë e analistë gjatë periudhës prill-korrik 2015, që sot bëjnë patriotin, dhe atëherë nuk u ngritën kur Hashim Thaçi, Veseli e Mustafa që u thoshnin deputetëve: “Kush nuk e miraton këtë gjykatë kundër shqiptarëve që mbrojtën familjet, është armik i Kosovës”, dhe t’u thoshnin: Ndal!. Nëse do të kishin bërë këtë veprim do të qe shpëtuar edhe vetë Hashimi. Por, përkundrazi, e prisnin dhe e përcillnin me tamtara e lëvdata atë dhe bashkëvotuesit e tij.

Pse nuk e shpallën këto institucione shtetërorë të Tiranës Hashim Thaçin qysh ato ditë të prillit 2015 person “Non Grata” për të hyrë në Shqipëri, si dhe gjithë politikanët e tjerë të Kosovës që ishin për ngritjen e asaj Gjykate antishqiptare, por, përkundrazi, bënë të kundërtën, anatemonin dhe arrestojnë edhe sot anëtarët e Lëvizjen Vetëvendosje pse ajo ishte kundër asaj Gjykate! Nëse institucionet shtetërore të Tiranës do të kishin ndaluar qysh në prillin e vitit 2015 hyrjen në Shqipëri të Hashimit dhe deputetëve të tjerë që ishin për atë Gjykatë, do ishte ngritur në këmbë i gjithë populli në Kosovë, madje kam bindjen se do ishte ngritur edhe anëtarësia e LDK-së që qe kundër UÇK-së gajtë luftës, dhe nuk do ta kishin lejuar Parlamentin e Kosovës që ta miratonte në 3 Gusht 2015 këtë Gjykatë.

Pse nuk e mblodhën këta patriotët e sotëm  në atë periudhën prill-Korrik 2015 Parlamentin e Tiranës, dhe të bënin një rezolutë kundër përpjekjeve të Hashimit, Mustafës e Veselit, si dhe kundër Asamblesë të Parlamentit Europian, por sot që ai dhe anëtarët e tjerë të SHP janë arrestuar u “digjet zemra”. Kjo është hipokrizi dhe asgjë tjetër.  Kjo dhëmbshuri e tyre s’është gjë tjetër, veçse lotë krokodili.

Tashti, nuk ka mbetur gjë tjetër, veçse të rrimë e të presim e të shikojmë se sa shqiptarë do festojnë e sa do indinjohen kur të jepen vendimet e asaj Gjykate. Sepse kam një parandjenjë, se ndoshta më shumë do gëzojnë sesa do hidhërohen nëse ata  dënohen me burgime maksimale dhe UÇK-ja shpallet “ndërmarrje kriminale”, duke pasur parasysh jo vetëm pjesmarrjen në atë luftë çlirimtare vetëm të një për qind të popullsisë, por edhe dëshmitë e shumë shqiptarëve që kanë mbushur 64 dosje të Prokurorisë së Përgjithshme të Serbisë, mbi të cilat janë stisur “krimet” e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Tiranë, 18 nëntor 2020

Top of Form

Lindita Gera Shume e dhimbshme !
Ne shqiptaret jemi armiku i vertete i yni. Por edhe Europa ka fajet e veta,Ne nuk dime dhe nuk duam te kemi UNITET.

Rahmi Manaj Një analizë e përkryer me këmbë në tokë dhe me argumenta të pakundërshtueshme të ish luftëtarit dhe liderit ushtarak të UÇK . Koloneli lab që shkojë vullnetar në lufte dhe sakrifikojë për Kosovën martire por me fund si “shpërblim” mori indiferentizëm nga të dy anët e kufirit dhe tani shikone se ç’farë bënë Europa me dokumenta te stisura nga serbët per bashkluftetaret e asaj lufte të drejtë çlirimtare

 

Aqif Dino Nderim për ata që derdhen gjakun e dhanë jetën për mbrojtjen e jetës së fëmijëve, grave, nënave kundër gjenocidit e masakrave të papara nga bandat paramilitare e ushtria e Sllobodan Milloshevicit. Përulem me nderim! Më kanë kujtuar e kujtojnë gjenocidin e bandave të andarteve grekë me Napolon Zerven ndaj një pjesë tjetër të kombit shqiptar Çamërisë e popullsisë së saj të pafajshme.
Në atë që po ndodh sot në Hagë, ku me pa të drejtë vihet në bangen e të akuzuarit viktima, fatkeqësisht kanë kontribuar edhe vetë ata që janë sot në Hagë me aprovimin e kësaj gjykate. Le të presim gjykimin tani… e do kemi rastin pas kësaj të flasim e gjykojmë. Duhet ta pranojmë që arriti deri në këtë pikë puna, kemi dhe ne shqiptarët (politika) andej por edhe këtej kufirit gabimet e fajet tona. E drejta do të dal në shesh e do të triumfojë, qoftë edhe me vonesë.

Ylli Pata sa i hidhur koloneli po sa i vertete….pelin

2Ilir Musa Fetahu Ylli Pata helm dhe i drejtperdrejte. Per te gjitha . Koloneli eshte specie shume e rralle mes nesh . ❤️

Ylli Pata njerezit e medhenj skan brir thjesht zemer e pune te madhrBottom of Form

Bottom of Form

Bottom of Form

 

Gafurr Adili

17 orë ·

Një shkrim i mrekullueshëm nga
Dilaver Goxhaj (Shpëtim Golemi i UÇK-së)
që ja vlen të lexohet nga të gjithë….,
Të lumtë miku im, Shpëtim Golemi!
https://www.facebook.com/100000381429485/posts/3660195307336481/

Tiranë, 18 nëntor 2020

Top of Form

174Eqerem Cenaliu, Fadil F SH Shyti dhe 172 të tjerë

35 komente37 ndarje

  • Respekt për kët shkrim të drejtë dhe të qëlluar 👏👏👏

Verdat Kolonja Respekte Shpëtim Golemi.
Haxhi Fejza Respekt inderuar si xhithmon vertikalisht

Ervis Vilma Hoxha Hahhahha pash disa fjali qe thoshnit pse asim thaci tha qe pse kundershtoi deputetet se pse ashim thaci vendosi me ata deputet qe nuk pranuan gjykaten kushtetute than qe do biemi dakort dhe e hengren pa bes dhe ja futen ashim thachit dhe kadri veseril edhe atyre te dyve tashti ceshtja esht ketu qe jan nja 5 veta qe qe koka e uck vin nga kanadaja per 3 dit dhe dale cfar do behet dhe ashim thachi do gjykohet ne vitin 2021 pse se do gjykohen te ther per arsye te mbyllur ceshtjen por loja e fort esht tashti se esht ky krye krimineli jon i godet ashim thacin etje por se di qe do ti vi radha per vete me gjith ate po marveshja ne amerik qe u firmos per tja futur kosoves
Esht keq ajo frm e trump edhe e vucicic ok prandaj do dali e drejta kemi kaseten e bashes uuuuu sa te forta kemi do vej ne gjykat i zoti shpis verdh e te gjith kreret frrup brenda nje gjykym specjal edhe tashti te shikojem si do shkoj situata

1

Astrit Hysaj Po te perserisi kete shkrim,Avokati mbrojtes i Luftetareve te UCK i nxjerr te pafsjshem..

3

Dedë Zhivani

  • Selam ShkurtiEshte gyq i madh ky qe po behet kunder UCK. Alenca Ruso-serbe ka punuar 20 vjet per te perpunuar dhe qepur shpifjet kunder UCK . Materjalet qe paraqet Dilaver Goxhaj si vullnetar ne UCK dhe ne shtabin e saj jane fakte dhe shifra te pamohueshme qe duhet ti perdorin avokatet mbrojtes.Ky gjyq po mbron kolnizatoret serbe.
  • Abdullah PrapashticaPas fasades cinike “ndërkombëtare” fshihet alenaca imperialiste e tiransë mbi-kombetare të lobit ruso-serbo- grek në Bruksel!
  • Marsela KoçiJu pergezoj per kete shkrim plot detaje dhe kurajo i nderuar, gjithmone me fakte dhe arsyetime.
  • Llazar VeroKy eshte nje turp i padegjuar, nje krim me i madh Se krimi serb qe ndezi Ballkanin.Krimin serb ndaj popullit shqiptar te Kosoves te pakten per me shume se nje shembull nje Klan European kerkon ta mbuloje me trupin me te padegjuar ne histori kur viktimes i vishen krimet e shovinixmit me te eger ne Ballkan dhe me.gjere. Kjo eshte nje kambane qe lajmeron se nws kjo behet realitet dite me te zeza do te vijneper popjte qe duan paqen,pavaresine, lirine, xhvillimin dhe perparimin. Populli shqiptar eshte populli me i saktifikuar ne Europe ne pazaret e ndyra te klaneve kobzeza. Nga populli shqiptar nuk i ka ardhur asnje e keqe fqinjeve tane dhe me tutje. Kemi kerkuar paqe dhe miqesi dhe kemi gjetur pabesine. Kjo qe po ndodh sot ne Hage i ka rrenjet thelle dhe me e alerts eshte qe ne k ohen kur Populli shqiptar ne Kosove masakrohej egersisht nga shovinistet Serb. Kemi patur dhe kemi besim ne forcat demokratike, perparimtare te Europes dhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Populli shqiptar nuk do te hesht.

Murat Aliaj Llazar Vero dakort me te gjitha, por une dua te shtoj se ne è kemi te keqen brenda dhe pa zhmangur ate, s’mund te bejme fajtor nje bote te tere

Dashamir Alliu

Shefi Bresho ASHTU SI DHE TEK NE POR,NË KOSOVË U VEPRUA SHPEJT,PO MUNDOHEN TË FSHIJNË NGA KUJTESA LUFTËN HEROIKE TË.POPULLIT DHE TË.UÇK,DUKE GJYKUAR SHTABIN E PËRGJITHSHËM DHE ZINXNIRIN KOMANDUES TË KËSAJ USHTRIE,.ËSHTË E PAFALSHME QËNDRIMI I NATOS DHE AMERIKËS,KUR ATA ISHIN BASHKËPUNTORËT MË TË NGUSHTË TË UÇK,TË CILËT,ME INDIFERENTIZMIN E TYRE DHE POLITIKËN TASHMË TË NJOHUR,PO LEJOJNË NË MËNYRË TË NJËANSHËME,DISKRETITIMIN E NJË.POPULLI ,QË U NGRIT NË LUFTË.PËR ÇLIRIM,NGA PUSHTUESIT SËRB,.

2

Islam Dyrmishi Lavdi

Fatime Gjata Edhe sot edhe at mot kunder Gj.S. dhe ne mbrojtje te UÇK-se ishte dhe eshte Albini Kurti me VV !

Xhemail Ferizi Ju lumtë për shkrimin objektiv dhe të argumentuar mirë! Respekt!

  • Sino SinajShqiptarët bënë një gjykatë që të dënojnë veten si fitimtarë të asaj lufte .
    Shqiptarët akuzojnë veten nuk ka bërë vaki që në historinë e luftave që ka bërë njerzimi me shekuj nuk kanë ndërtuar gjykatë për të gjykuar veten .
    Naivitet shqiptar , tani UÇK nuk ka bërë krime kundër serbëve ka bërë kundra LDK të Rugovës
    sepse i kërkonte për në luftë ata ishin totalisht në krah të Milosheviçit
    1 – UÇK ka dashë ti mobilizoi në luftë ,ata nuk donini po rrinin në Prishtinë e në krejt fushë kosovën se Rugova donte të mos shlëputej nga Serbija .Ganizmi i Rugovë me 2 mmilion njërës dhe India 1.2 miliard njërës ksaj i thonë “O çeço më se të njhën”
    2 – UÇK ka dash për ti evakuar drejt Shqipërisë ata nuk donini se i mbronte Milosheviçi me Rugovën
    Ja këto janë krimet kundër njerzimit që ka bërë UÇK
    Shtëpia e verdhë dhe ndonjë gjë tjetër janë garnitura Po koto gjyqe i do LDK tani që ka pushtetin .
    Tani kjo është sikur djali bimbashit pas çlirimit tu thosh ballistave e legalistave kuislingve hajde gjokoni mua tani se luftova për krah botës kundër nazizmit dhe fashizmit
    Kush e dëgjon dhe e shikon këtë gjyq komedi lë mëndjen e kokës ,pra thot Vuçiçi nuk mertesh vesh me këta duan me dajak këta e ka shumë të drejt Vuçiçi për të mos thënë që i ka kordinuar punët mirë me Isa Mustafën Tani duhet marr e pandehur dhe NATO .

2

Edmond Thanasaj Nderime z Dilaver! Andej nga ne thuhet:Kuje ne dreke .Turp per ne cpo ndodh si jeni katandidurp

Edmond Thanasaj Jemi katandidurp.per turp

  • Kongres Duckajemi katandisur turpi kombit ,në shqipëri ngrihen komisione për dënimë e luftëtarëve të U.N.Çl.dhe në kosovë po e njëjta gjë dënimë e U.Ç.K.evenimenti më i rallë në botë ,ku ngrihen institucione për të dënuar vet vehten ,kjo ka një emër dhe një dorë që drejtohet ,dhe kjo është tradhëtia dhe pa aftësia politike mbarë kombëtare për urrejtjen dhe lakminë që kanë për përfitime personale dhe partiake ,.Lavdi U.Ç.K.,Lavdi L.N.Çl.,poshtë tradhëtia ,poshtë dhjerokracia Berishiane ,sajesa e fatkeqësive të popullit shqiptar e atij kosovar .

3

Delo Asllani Te falnderoj z.Dilaver per pasqyrimin e realitetit shqiptar te Kosoves jam plotesisht dakort me pa aftesin e shqipetareve me parlamentet qe kane .per mendimin tim agresori po ti fliste koshiences. Duhet te shprehte pendesse para mijra viktimave dhe kapitaleve te shkaterruara .Nder Kohe qe populli Italian parlamenti dhe presidenti per dy ushtare ne indi u Negrit ne kembe per mos u Denuar

Viktor Zografi U lumtë trimave të UÇK, që luftuan për çlirimin e Kosovës! Të jenë krenar e me kokën lart, se nuk kanë bërë asnjë krim si serbët, veç luftë për liri e pa varësi të Atdheut!

  • Llambi Qirko Per fat te mire apo te keq (varet nga fituesit) ngjarjet ne Kosove jane reflektim i marredhenieve SHBA-BE…Ne ndikojme pak ( si zbatues te planeve te USTALLAREVE)…
    – Nese luften e dyte boterore do ta fitonte BOSHTI cdo ndodhte…?
    – Rezultati i perplasjeve SHBA (TRAMP)- BE (MERKEL etj…) do te pasqyrohet edhe ne vendimet e HAGES…
    GJITHÇKA ËSHTË GJEOPOLITIKË …
    – Akuza per “NDERMARRJE KRIMINALE” do bjerë…
    – Denimet individuale do varren nga marreveshjet SHBA-BE…
    – Po pritet instalimi i administrstes se re ne SHBA.

Shpend Xhinolli Drejtesia e keshillit evropjane ,eshte drejtesi koliniale,prandaj nuk ju shkone per shtati , te denojne kriminelet serbe ,por qelirimtaret shqiptare te Kosoves e te shqiptaris ne tersi.
Kjo eshte drejtesia e sotme .Shoku Enver Hoxha kishte te drejte ne rrethanat e kohes ,por vazhdon edhe sote arsya e kohes te sotme.
Shqiptaret ne kete kohe te zhvillimit shoqerore te kapitalizmit te eger qe shfritzohet papunsia e popullit qe nje pjese e elites ne qeveri pasurohen ,e nuk qajne hallin per qelirimtaret .Keta persona ne qeveri jane me mendje akoma te titoizmit jugosllave.
Keto njerze gezohen per arrestimin e Sh.P.te U Q K.
Disa shtete te Europes ,si Gjermania ,Angelia qe jane besnik te Aleances Atllantika ,e disa shtete tjera rrethe kesaj aleance ,do te jene ne krah te luftetareve te liries e Sh,P. U Sh Q.
Te te keto akuza do bin poshte e nuk do te mbeten me mentalitet kolinal per denua qlirimtaret per hater nje agresori qe solli vetem vujtje nje popullit lidashes si qe jane shqiptaret.

2

Xhemil Beqiri Miku Kolonel Dilaver, te lumt per kete shkrim,qe ju thue nji te vertet ktyre pseudopolitikanve Te gjith Shqiptarve qe, jua tregon hipokrizin dhe IDIOTSIT E TYRE,ngase sot, bejn “atedhetarin dhe patriotin,, pas 21.viteve, pra i nderuar po ku mundet te ket politikan atedhetar, qe nga komandant e drejtor politik, nga gjysm intelektual u bene Pushtetar dhe multinilioner duke vjedhue e duke penuar me urdhrat e ” miqve amelikan dhe evropjan,, duke menduar se bejn politiken e madhe kta onjoranta qe o nxori lpk, nga naftalina titiste dhe e moren lpk- uck. Ne dore dhe e degraduan deri ne ket form qe “specialja, te thot nji grup i organizuar kriminal, pra kto jan ata qe menduan se njime i kan miq amelikanet e evropjanet kta naiv politik dhe kta hajdute qe pasken luftue per tu pasurue.
Me vjen shum shum keq Per Rexhep Selimi, i cili nuk e votoi bashk me vv por tani ne krah te Druve ze that, po digjet dhe druri i njom kah ne i themi.
Tani titistet o ferkoin duart, ngase ktyre hajdutve duhet me jua pague dhe avokatet e mbrojtejes nga parat e taksapagusve shqiptar e shum shum fukara.
Une nuk muj me e teleis shkrimin sic e bene ti miku Im, ngase ju keni qen vet ne ate struktur luftarake dhe me beso kam shqetsim ngase mundet te ndodh qe Mejdani me shok mundet me ngrijt namin tani kunder Atedhetarve te Shqipris londineze qe ne ate mes je dhe …… Kalovsh mir.

Laver Stroka Ju meritoni shume!Ju jeni atdhetar i sinqerte! Politikanet “pseudopatriote” e kane perbuzur aktin tuaj heroik dhe te shokeve te tu me qendrimet e mbajtura pas lufte! Koha dhe populli jo!

Guri Pashaj Mjafte mire e ke trajtuar I dashur Dilo, po kujdes se si po ven keto pune mundet te trokasin ndonje dite te porta jote !

Gjergji Bizhga Serbia eshte shtet dhe punon me strategji qe perpunohen nga Akademia e Shkencave . Kjo goditje eshte e mire organizuar per te denuar UCK dhe me keq se sa do ti denonte vete Serbia! Ti besh gjyq nje ushrie luftuese fituese ku dihet qe objekti i luftes eshte terrori dhe vrasjet e armikut sigurisht dhe perkrahesve te tyre. Imagjinoni sikur pas luftes nacional clirimtare te ngrihej nje gjykate per te analizuar vrasjet dhe krimet e ndodhura ne lufte ?! Greqia beri 5 vjete lufte me forcat komuniste dhe nuk eshte bere asnje gjyq! Luftes nuk i behet gjyq! Lufta ose fitohet ose humbet, kaq! Shtetet tona nuk kane strategji pasi gjithe politikanet tane bredhin per placke . Korrupsioni nuk lejon te funksionoje shteti! Ka shume te blere qe punojne per interesa te huaja ne Shqiperi! Pranimi i Gjykates se Hages nga Kosova ka qene e detyrueshme ne te kundert kete ceshtje do ta gjykonte OKB! Ana tjeter njerezit e luftes duhet te largohen nga drejtimi i shtetit per ti hapur rruge prosperitetit dhe institucionalizimit te vendit, jo te yzupojne shtetin! Demagogjia gjoja me mbrojtjen qe i behet tani neper media UCK eshte tallje pasi keto jane fjale kot atje do te gjykohen per gjera konkrete . Puna ishte te mos vinte puna deri ketu megjithate ata qe e fituan luften do te dine dhe ta mbrojne ate!

Dilaver Goxhaj Faleminderit i dashur Gjergj per komentin dhe eshte ashtu sikunder ju shkruani, por me duhet te bej nje saktesim. Ju shkruani se “Pranimi i Gjykates se Hages nga Kosova ka qene e detyrueshme ne te kundert kete ceshtje do ta gjykonte OKB!”. Une nuk i besoj kesaj propagande , per te vetmen arsye se ne Keshillin e Sigurimit ju e dini se ekziston e drejta e vetos e fuqive themeluese te OKB perfshi dhe Kinen. SHBA nuk do ta votonin ate gjykate nese kerkohej atje, per te vetmen arsye se SHBA nuk do ngritnin gjykate kunder vetes. Ua them kete per faktin e thjeshte se SHBA e nisen luften ne Kosove pa miratimin e Keshillit te Sigurimit, dhe si mund te ngritnin nje gjykate kunder tyre. Prandaj nuk besohet ky varjant. Mund te kete pasur deklarime politikanes amerikane er miratim, por, kur te vinte puna te miratimi, dallandyshe, ktheje ndryshe.

Bernard Zotaj Ju uroj shendet, analize e sakte, bukur, lavdi UCK – se…

Kujtim Cako UCK ne vitet e luftes 1998- 99 ishte ne nje lufte kunder genocidit serb , vrasjeve masive te popullsise civile , debimeve te rreth 1 milion Shqiptareve nga trojet e tyre te Shqiptareve autokton te Kosoves ( Dardanise).
1. Themelimi i UCK ishte i domosdoshem ne kushtet e vrasjeve dhe varreve masive te civileve te pa mbrojtur.
2. UCK u organizua dhe funksionoi si nje ushtri e regullte, dhe ne pajtim e plotesim te tere kerkesave te konventave nderkombetare.
Ne keto kushte nuk mund te konsiderohet ” organiste terroriste” Sic eshte apo pretendohet ne Gjykaten e Hagen.
3. Lufta e UCK ishte e drejte me nje qellim per clirim, per liri e pavaresi dhe ndertimin e nje shteti te pavarur . Historia e luftrave ka treguar se kur behet brenda teritorit etnik, per clirim nga pushtuesi eshte lufte jo me karakter pushtues , por clirues. Lufta edhe gjate L2B eshte bere kunder pushtuesit nazi- fashist dhe bashkepuntoreve te tyre.
Luftetaret e UCK kane respektuar disiplinen e luftes.
4. UCK dhe Kosova mori perkrahjen nderkombetare, sl NATO dhe USA. Keto ne kushtet e nje shfarosje masive dhe shperngulje te detyruar masive nga serbet atehere mori perparesi nderhyrja ushtarake pa vendim apo urdher nga Keshilli i Sigurimit qe perdor peaktiken e ” Veto ” .
4. Gjykimi nga Haga nuk mund te marre ne gjykim keta partner nderkombetar.
Shqiptaret ne tere trojet shqiptare te coptuara pa drejtesisht nga vendimet e fuqive te medha , jane ne mbeshtetje dhe krenar me UCK, pavaresisht pseudo motiviert ” Shqiptari kunder shqiptarit ”
Shqiptaret nuk duhet te hedhin asnje dyshim per LANC , per clirim te vendit.
Respekt dhe mirenjohje per institucionet shqiptare per ndihmen qe ju dha vellezerve matan psedokufirit .
Nje Respekt dhe Vleresim te vecante per luftetaret tone qe moren pjese ne rradhet e UCK , ku nje vend te vecante ka Dilaver Goxhaj ish Zv. SHSHP te saje.Mustafa Gjinaj Atdhetari,patrioti dhe drejtuesi me faqe të bardhë i UÇK. JE krenaria u oficerëve shqiptare që morët pjesë, në çlirimin e trojeve shqiptare ,një shkrim me të vërtetën e provuar në front,as me puthje diplomatike,as me furnizim me naftë të agresorit Serb,as me kukafshehtas,jo isha jo s isha. Keni mbështetjen e të gjithë kolegëve dhe atdhetarëve të këtij vendi që akoma nuk janë kthyer në gjakprishur,kur fronti është në Hagë…e këto e kanë filluar me njëri tjetrin në studiot televizive.

  • Mane AlikajRespekte ushtarakut te larte Dilaver Goxhaj.

Liljana Islami Keqardhje për këtë menaxhim kaq të dobët të veprës heroike të bijve më të mirë, nga ana e institucioneve shqiptare në të dy krahët.
Lufta e UÇK dhe e NATO – s ishte dhe do të mbetet investimi më i madh e i mirëllogaritur deri në detaj i të gjitha vendeve anëtare, investim unanim e i pa imponuar, por si një domosdoshmëri ndaj mbytjes së bishës shekullore.
Sot drejtësia duhet, së pari, të lajë llogaritë me kasaphanën serbe 10 vjeçare në Ballkan, të çojë në HAGË zgjatimet e Millosheviçit që qeverisin sot Serbinë, me qëllim që të mos ringjallet më përbindëshi i Ballkanit dhe strukturat e tij të shengenit ballkanik, të gjejë të humburit dhe të dënojë emër për emër kriminelët e genocidit në KOSOVË, e pastaj të kthehet nga viktima.

Hajdar Morina I nderuar Dilaver. Kjo situat u krijua nga UDB-ja ne bashkepunim me shqiptaret e shitur ne Kosove dhe Shqiperi. Ata qe e sulmuan UCK-ne gjate aktiviteti te saje luftarak, kure e pan qe shpifjet e tyre nuk pin uje pasi UCK-ja se bashku me partneret realizuan clirimin e shqipatarve te Koaoves, Ata sajuan shpifje te tjera sic ishta ajo e trafikimit te organeve njerzore, Akuazuan UCK-ne per Gjenocid, dhe ne menyra operative fshahet filmimet per te humbur gjurmet kriminaliteti te tyre ne Koaove. P:ra ata qe nuk arriten ta ndalojn hovin luftarak te UCK-se tani me po luftojn ne paq p[er te realizuar qellimet e tyre te mbrapshta.!

Izmit Arnori Kurtishi Epaske qendis bukur,o trimi jone.Kure te kthejsh nga Tetova paraqitu .

Xhafer Murseli Rasti i parë në botë ku një ushtri çlirimtare vihet në bankën e të akuzuarve.
I gjithë opinioni liridashes që kundershtoj formimin e gjykatës prosllave në Hagë, tani po shifet haptazi se kishin 100% të drejt. Që në start nga formulimet e aktakuzave dhe pyetjet që po bëjnë gjygjtaret e kësaj gjykate famkeqe, plotsisht na bind se gjykata Speciale është mbrojtesja më e madhe e gjenocidit shekullor serb mbi shqiptaret, duke tentuar me çdo kusht të demaskoj luftën e drejt të popullit shqiptar për tu liruar nga kolonizatori serb, e në asnjë rast nuk ka për qellim gjykim individual siq përpiqen qarqet serbe dhe shqipfolsit besnik të sllavizmit ta paraqesin këtë gjykat.
UÇK-ja ishte shembull për çdo popull të botës se si mbrojti popullaten civile dhe të pafajshme pa marr parasysh qfar nacionaliteti ishte, por për fat të keq pas luftës në Kosovë u instaluan udhëheqeje të kqija dhe jo kombtare duke mos i mbrojt interesat e vendit e as të UÇK-së për-qka lufoj.
Megjithate vetem me vajtime nuk hecet përpara. Nga gjygji famkeq serb i Hagës duhet të nxjerrim keto mesime;
Populli shqiptar në të gjitha trevat duhet marr vet fatin e vet në duar duke vendosur pushtete popullore në Prishtinë, Tiranë. Maqedonin shqiptare ku haptazi të kërkoj dhe të realizoj bashkimin klasik të popullit shqiptar.
Te shpallen gjykime prosllave të gjitha gjykimet e Hagës.
Të shkarkohet pushteti kuisling i Kosovës dhe Shqiperisë që si rezultat i tyre degraduan luftën e shejt të UÇK-së bënë serbin prap hisedare në tokat tona, formuan shengene sllave duke ditur se kolonizatori serb ende mban Kosovën në kushtetutën sebe.
Të hudhet në pleh shengeni sllav i Edi Rames dhe Sali Berishes.
Të formohen institucione kombtare që mbrojn dhe zhvillojn shtetin e bashkuar shqiptar, e te mos e rrejm popullin me keto farë shtetesh fiktive pa kurfar vlere. pa ushtri, pa industri, pa siguri, pa rini.
Gjithmon kur populli ynë ka qenë në ditet më të veshtira kan lind dhe do lindin atdhetar dhe vzionar.
RROFT UÇK dhe populli shqiptar për jetë e mot
RRoft bashkimi i popullit shqiptar.
Respekt dhe dashuri ndaj këngëtarve dhe artistëve popullor që i thurin lavdi atdheut.

  • Thanas PiuUrime per shkrimin dhe analizen e sakte I Nderuar Dilaver

Agron Berdaj Nje analize dinjitoze. Fatkeqesi me origjine shqiptare ku kauzat e fituara me lufte ne i kemi humbur me paqe .Presidenti amerikan. Bajden para gati 20 vjeteve keshillonte shqiptaret qe betejen ta fitoni plotesishte duhet te ngriheni mbi nivelin e serbeve ,te jeni vizjonar dhe politikane te mire,ndryshe gjithcka do ta humbisni. Serbet ne kete kohe mbi platformat e. Gashaninit,te Cubrilloviqit ndertuan dhe zbatuan platformen e diskretitimit te shtetit kosovar ,pjese e te cilit eshte edhe ky gjyq,nderkohe kur politikanet e kosoves dhe te shqiperise zhvillonin lufte politike brenda vendit per te vjedhur dhe shkaterruar shtetin Pa folur pastaj per gjakprishurit shqiptare qe kane luftuar dhe luftojne kunder kombit te tyre.Urime mik per sherbimin dinjitoz qe i bere dje shqiotarizmit por edhe sot duke mbrojtur te verteten

Xhemil Celaj Nuk kam cfare shtoj Dilo. Thjesht te lumte.

Sokaku Laneteve Respekt e mirenjohje per ju ushtaraket patriote qe u reshtuat ne radhet e U.C.K e nuk kursyet as gjakun ne luften per clirimin e teritorit shqiptar te kosoves.

Ferid Qallaku Kame bindje se po te ishte gjalle Enver Hoxha ne luften e Kosoves dote hynin jo vetem nje dyzin officer aktiv te Shqiperise Meme por dote hynin12000. Per veq armatimit qe dota jipte pa kurrfare pengesash! Kurse sa i perket koment it dhe analizes skam qka te shtoje mjerisht qendrojne ashtu de fakto dhe de jure! Po si thote : ak. Rexhep Qosja jemi vonue ne shmqka dhe Ne histori! fle e popullit ” shkau e ka doren e gjate”! aq me keq qe kurre sishim preventiv me ja pre.

Thoma Gjerazi Shkrim dinjitoz se bazohet në fakte e të vërteta të padiskutueshme. Nuk mund të dënohet një ushtri e tërë aq më tepër që bëri një luftë të drejtë në mbështetje të popullit kosovar që e nxori, e mbështeti dhe e përkrahu me sakrifica të jashtëzakonshme. Nder dhe lavdi luftëtarëve të saj. Përshëndetje e respekt për Dilaver Goxhajn si një nga ushtarakët kryesorë vullnetarë të saj.

Hamit Baro Dilo ju pergezoi per shkrimet dhe analiza qe ju i beni te gjitha prblemeve te luftes se Kosoves.

Dhimiter Marko Asnje nga politikanet tane i dashur Dilaver nuk e sqarojne popullin e thjeshte si qendron everteta vetem ju e sqaruat me kopetenc te gjitha prapaskenat qe cuan te gjithe udhehqesit e luftes atje ku vet e kerkuan fatkeqesisht ashtu po ndodh respekt per ju Dilaver

Selim Pacolli Të lumte DILO!

Aldi Pirro Me shpirt e them: Enver Hoxha pse vdiqe?
Ai i sqaronte mire keto pune me racen e keqe Serbe qe na eshte bere si kanceri, me pjellat e tyre qe jane brenda Shqiperise dhe Kosoves, dhe me ata ne Hage qe jane vegla e rusit dhe e serbit

Riza Dana Dilo bravo për objektivitetin dhe racionalitetin e pasqyrimiit objektiv dhe rralist tëdhqipëris së të dy anëve bravo

  • Xhemali AbaziNjë analizë e shkëlqyer dhe reale siç ka ndodhur e ndodh aktualisht.Urime Dilaver për kete postim.

Parim Krraba Respekt Kolonel!

Osman S. Ziberi Respekt Dilaver Goxhaj!

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.