Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku ka bërë të ditur se të mërkurën e ardhshme në vendin tonë do të arrijnë 5 mijë anti-COVID-19.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se shifrat e fundit të rasteve me COVID-19 është një tregues i mirë se situata epidemiologjike në vend për momentin është më e mirë.

“Sot, nga 3002 testuar, 415 TË SHËRUAR DHE 160 RASTE ME COVID-19”.

Ju pëlqen!

“Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën, e pastaj vijnë pandërprerë, deri në arritje të synimit tonë”, citon MekuliPress.com

“Ndërsa treguesi më i mirë, se situata epidemiologjike në vend për momentin është më e mirë, është edhe numri më i vogël i të hospitalizuarve”.

“Ajo çfarë na brengos ende, janë vdekjet e të prekurve nga COVID-19. Beteja vazhdon!”

Ndryshe, Kosova deri më tash ka siguruar vetëm 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat janë shpenzuar.

Lexo po ashtu:  "Në Shqipëri grave u kërkohen akoma favore seksuale për një vend pune", atletja e njohur bën deklaratën e fortë
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!