Vetëvendosja doli fituese e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, me mbi 48 për qind të votave, si asnjëherë më parë në historinë 23-vjeçare të shtetit të pavarur. Rikthimin e VV-së si parti e parë dhe të Albin Kurtit si kryeministër e parashikova që pas rrëzimit pabesisht të qeverisë së tij më 25 mars 2020, vetëm pas 50 ditëve në pushtet, pas puçit të partive të vjetra.

Votuesit e Kosovës e ndëshkuan elitën e vjetër dhe të korruptuar dhe e shndërruan 14 shkurtin në referendum për votëbesimin e brezit të ri të politikanëve që nuk morën pjesë në grabitjen e shtetit, qeverisjen autokratike dhe pazaret antikombëtare për interesat e tyre të ngushta për pushtet.

Mjerisht, votuesit e Shqipërisë nuk janë të lirë ta bëjnë ndryshimin me votë, t’i kthejnë zgjedhjet në festa demokracie dhe referendume për qarkullimin e elitave politike. Kjo do të zgjasë deri ditën kur demokracia të mbahet peng nga tri parti të vjetra, që s’kanë ndërmend ta lejojnë Shqipërinë të dalë nga thonjtë e tyre.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!