Ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, njofton së fundmi se Greqia ka arritur të firmosë marrëveshjen për 3 milionë doza vaksine kundër CoVid-19 të prodhuar nga AstraZeneca nëse ajo kalon fazën e katërt të testimit.

Ministri ka sqaruar se faza e katërt përfundon në muajin nëntor dhe dozat do të dorëzohen në Greqi në muajt pasues të dimrit, kur mendohet të arrihet piku i sëmundjes.

Nuk është e qartë nëse Greqia përfiton nga marrëveshja e BE-së me kompaninë britanike apo ka një marrëveshje të vetën.
Çështja është e ndjeshme dhe ne po i afrohemi pikës kur do të provojmë nëse vaksina do të jetë e mirë e përbashkët, apo privilegj i disave.

Ju pëlqen!

Qeveria shqiptare nuk ka dhënë asnjë njoftim në këtë drejtim, ndërkohë që një vend tjetër në rajon, Serbia, ka njoftuar se ka arritur të gjejë një pikë për ta marrë vaksinën.

Në çdo rast është koha që qeveria shqiptare të sqarojë këtë çështje, pasi me mënyrën si ecin punët këtu nuk është çudi që të kemi treg të zi vaksine.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!