Koha me pensionu këtë kastë e mendësi hipokrite, duke e dënu me votë demokratike

A mundet me ju besu qytetari, individëve dhe partive, që për 15 vite premtojnë liberalizim të vizave, hapin shampanje dhe për çdo muaj kanë dhënë nga një premtim dhe pas 15 viteve gënjeshtër e mashtrim, pa u skuqur në fytyrë prap kërkojnë votën e qytetarit. Tani e tutje ketyre duhet më ju marrë pasaportat diplomatike, për me pa se çka do të thotë me pritë para ambasadave në diell, borë e shi për një vizë.

Korrupcionin e luftojnë prokuroria e gjykatac jo ata që e kanë berë dhe po e bëjnë!

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

A mundet me i besu qytetari dikujt që premton se do ta largojë Serbinë prej Veriut të Kosovës, kur për gjashtë vite pushtet nuk ka qenë ne gjendje ta heqë bërllogun nga qyteza Pejton, në qendër të Prishtinës dhe 50% i bugjetit ju tepron . DIJE nuk ka, po këtij GUXIMI me kërku votën e qytetarit që ju ka zënë fryma nga kundërmimi dhe nga ndërtimi duhet me ja tregu rrugën me PËRKUSHTIM drejt pensionimit të hershëm e të përhershëm.

As DIJE as GUXIM- Demarkacioni total dështim!

A mundet me i besu qytetari dikujt që ka premtu shëndetsi dhe qe 20 vite as librezë shëndetsore nuk ka dashtë me kriju. Koha për sigurim dhe libreza shëndetsore ka ardhe moti.

Ata që e mashtrojnë e që e urrejnë qytetarin e vet nuk bëjnë shëndetësi!

A mundemi me ju besu kësaj kaste në pushtet me cubat, se do të ketë drejtësi përderisa fëmijët e tyre lirohen e policët që i kanë zënë shkarkohen. Këta duhet të shkojnë në shtëpi që policia e gjyqësia të kryej punën e vet.

Policia është e Kosovë nuk është e politikanëve!

A mundemi me ju besu atyre që për 20 vite asnje qeveri nuk e kanë kry me mandatin e plotë. Ata kur nuk merren vesh për tallin e rrëzojnë qeverinë dhe shpenzojnë bugjetin e qytetarit për zgjedhje të reja. Koha për më zgjedhë parlamentarë të përgjegjshëm e me integritet dhe qeveri stabile.

A mundemi me ju besu këtyre që listën srpska e kanë bërë faktorë kryesorë të qeverisjes së tyre. Vota për ta është votë për Listën Srpska. Koha për me pasë qeveri që nuk varet nga Beogradi.

Vucici kurrë nuk ka më ardhë më me shpallë Milloshevicin hero në Drenicë!

A mundemi me ju besu atyre që premtuan punësim dhe zhvillim, e morëm largimin e mbi 300,000 qytetarëve drejt perendimit ne këto 10 vite sa ishin në pushtet.

Koha për punë ka ardhë moti!

A mundemi me ju besu këtyre që për dëshmorët e veteranët ju bije ne mend veq kur ju duhen për vota e shpenzojnë 800 mijë euro për tre muaj kishe po e pastrojnë Kosovën, dhe për çdo ditë janë të dehur me paranë e zhvatur nga shteti apo biznesmeni.

Pastrimi më i madh i Kosovës është shkuarja e tyre në pension të përhershëm!

A mund të besohet se këta sjellin njohje të reja kur shkojnë në Amerikë dhe Evropë për të lobuar kundër njëri tjeterit, mbushin xhepat tyre më meditje dhe punësojnë familjarë në ambasada.
Koha qe ne diplomaci të mbeten profesionistet.

Amerika dhe Evropa dojnë drejtësi dhe demokraci!

Pyetja nuk është kush po fiton në zgjedhje por sa thellë LVV do të fitojë. Uroj të mos ketë nevojë të bejë fare koalicion. Kështu çkapet shteti!

( shpërndaje të lutem)

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...