Ndryshe nga Mark Zuckerberg ose Jeff Bezos, Tim Berners-Lee ka vendosur të heqë dorë nga milionat që mund të kishte fituar nga shpikja e tij. Berners-Lee është babai i World Wide Web, njeriu që më shumë se tridhjetë vjet më parë shkroi kodin e burimit të browser-it të parë në laboratorët e CERN-it në Gjenevë. Kjo do t’u jepte njerëzve internetin, që më pas do të krijonte botën virtuale. Kodi burimor i uebit është në ankand në formën e një NFT*, një status që i jep të drejtat e të qenit një artefakt dixhital. Kjo është hera e parë, në tridhjetë vjet, që Tim Berners-Lee nxjerr fitim nga krijimi i tij që u ndryshoi botën.

Rrjeti del në ankand

Ai i Berners-Lee nuk është NFT e parë. Tweet-i i parë në histori nga vetë themeluesi i Tëitter (2.9 milion dollarë), Jack Dorsey, tashmë është shitur si NFT. Fotoja e famshme e emërtuar “Girl Disaster”, ndër më të përdorurat në internet për meme vitet e fundit u shit për 500 mijë dollarë. “New York Times” shiti një nga artikujt e tij (563 mijë dollarë). Kodi i uebit, i lindur 30 vjet më parë dhe pa një patent, u bë publik falas nga domeni publik i CERN. Në një intervistë me Financial Times, krijuesi i tij e sheh si një mundësi për t’u kthyer 30 vjet pas.

Ju pëlqen!

Fillon me një mijë dollarë

Ankandi do të mbahet në Sotheby’s, mes 23 dhe 30 qershorit. Fillon me një mijë dollarë. Por mund të imagjinohet se çmimi përfundimtar do të jetë shumë më i lartë. Berners-Lee e konceptoi uebin që në vitin 1989, por nuk arriti ta plotësonte kodin deri në shtator 1990. Skedari origjinal i World Wide Web, një animacion 30 minutësh dhe një poster do të dalin në ankand.

*Një njësi të dhënash që ruhen në një libër dixhital, të quajtur blockchain, i cili vërteton se një pasuri dixhitale është unike dhe si e tillë edhe e pazëvendësueshme.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.