Me rastin e “2 Korrikut”, kur bëhen 30 vjet nga Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari i ASH-së Ziadin Sela dhe kryetari AA-së Afrim Gashi realizuan një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij.

Me këtë rast të dyja palët rikujtuan rëndësinë e “Deklaratës së 2 Korrikut” dhe vendimin rëndësishëm të delegatëve të asaj kohe për historinë e shtetit të Kosovës.

Në takim u fol edhe për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, procesin e vështirë nëpër të cilin po kalon Kosova, por edhe për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, për çka nikoqirët shfaqën interes të veçantë.

Ju pëlqen!

Gjatë takimit Albin Kurti i falënderoi dy mysafirët për vizitën dhe u uroi sukses në zgjedhje, duke shpresuar se edhe në Maqedoni do të fryjë era e ndryshimit.

Gashi dhe Sela po ashtu shprehën falënderime për mikpritjen dhe shfaqën gatishmëri që bashkëpunimi mes VV-së dhe koalicionit “Tash është koha” të vazhdojë dhe të thellohet.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!