Qytetarët e Kosovës janë në gjendje të rëndë për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, ka vlerësuar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Sipas KMDLNJ-ës, me rritjen e numrave që po përfundojnë me fatalitet Kosova qëndron më së keqi në rajon. “Pandemia e shkaktuar nga COVID-19, për shkak të masave shtrënguese të vendosura nga Qeveria e Kosovës, e ka thelluar gjendjen edhe ashtu të rënduar ekonomike, duke i vënë para falimentimit shumicën e bizneseve”, thuhet në një komunikatë nga KMDLNJ-ja, transmeton “Zeri.info”.

Ata gjithashtu kanë akuzuar deputetët se po e mbajnë peng për arsye politike votimin e buxhetit të rishikuar, duke mos u hapur rrugë pagesave nga Pakoja Emergjente.

Ju pëlqen!

“Qeveria e Kosovës, për shkak se nuk ishte votuar me kohë buxheti i rishikuar nuk i kompensoi me nga 170 euro kategoritë që i plotësonin kushtet sikur që nuk pati mundësi të ndërmarrë asnjë veprim për zbatim të Pakos për Rimëkëmbje të Ekonomisë. Deputetët e Kosovës, një numër i tyre ekskluzivisht të motivuar dhe për shkaqe politike, deri më tani nuk po pajtohen ta votojnë buxhetin e rishikuar në ndërkohë që kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu KMDLNJ-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë bisedimet në Bruksel, pasi në këtë situatë sipas tyre këto bisedime janë të panevojshme.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.