Tani që nis të shfaqet kalendari i rinisjes së kampionateve europiane, për pjesën më të madhe me dyer të mbyllura, presidenti i Las Palmas, Miguel Angel Ramirez, nuk dëshiron të heqë dorë nga mbështetësit e tij për ndeshjet që kanë mbetur, duke nisur nga ajo e datës 13 qershor përballë Girona.

“Tifozët mund të vijnë për të mbështetur ekipin. Ishujt Kanarie janë të sigurta, mund të bëhemi stadiumi i vetëm i kampionateve të mëdha që të luajmë me dyer të hapura. Do të respektojmë gjithçka thonë autoritetet dhe që parashikohet në protokollin e La Liga”, tha për radion zyrtare.

Për sa thuhet dhe lexohet deri tani, faza “2” në Spanjë parashikon që vetëm 30% e stadiumit të mund të jetë e hapur. Nëse ky standard do të aplikohej, Las Palmas do të priste 10 mijë spektatore nga 33 mijë vende që ka stadiumi.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!