Stërvitjet në Angli janë rikthyer dhe lumturia më e madhe është e trajnerëve, që më në fund kanë pasur mundësi të “përqafohen” me futbollistët e tyre, edhe pse sipas asaj që ka thënë Jurgen Klopp për “Sky Sports Uk”, nuk do të ketë detyrim për ata që kanë frikë të luajnë.

“Përpara se të nismin stërvitjet mblodha lojtarët dhe u thashë: jeni këtu për zgjedhje tuajën, nuk jeni të detyruar. Zakonisht firmosni kontratë dhe duhet të jeni këtu sepse jeni të detyruar, por në këtë rast jo”.“Nuk do të ketë asnjë gjobë apo ndëshkim. Eshtë zgjedhje e juaja dhe do ta respektojmë 100%. Në stërvitjen e parë mbërrita si polic. Kisha emocione dhe kur pashë djemtë e kuptova se sa kohë e gjatë kishte kaluar, rreth nëntë javë. Zakonisht kanë dy pushim, por kështu erdhi situata… Mendoj se më e keqja ka kaluar”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!