Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shprehur empatik ndaj tifozëve të cilët janë kundër Liverpoolit në garën për titullin e Premierligës, të cilin Liverpooli ka gjasa ta fitojë këtë sezon nëse e vazhdon formën e mirë. Liverpooli ka plot 29 vjet që nuk e ka fituar titullin e kampionit të Anglisë, mirëpo Jurgen Kloppi mund të jetë trajneri që i jep fund kësaj pritjeje nëse arrin ta mbajë kreun e ligës deri në maj.

Skuadra e Jurgen Kloppit, që e ka humbur vetëm një ndeshje këtë sezon, tani e mban një epërsi prej katër pikësh nga klubi në vend të dytë, Manchester City, që është edhe kampion në fuqi i Premierligës. Mirëpo, që nga disfata më 3 janar kundër Manchester Cityt, Liverpooli është eliminuar nga Wolves në FA Cup dhe siguroi fitore me rezultat minimal kundër Brightonit. Madje, goli i fitores në këtë ndeshje të fundit, erdhi nga pika e penalltisë.

Përderisa Liverpooli e mban kreun e tabelës, tifozët e shumë klubeve në Angli janë bashkuar kundër skuadrës së Kloppit. Klopp ka thënë se ai ndihet keq për tifozët që shpenzojnë aq shumë energji për ta urryer Liverpoolin. “Unë nuk kam menduar kurrë për këtë gjë [mentalitetin ‘Ne kundër botës’]. Mua më pëlqen të fitoj sepse është fitore dhe jo sepse dikush tjetër pëson. Nuk mund të motivohem duke menduar se unë fitova dhe tjetri humbi. Unë nuk jam kështu”, ka thënë Klopp.

“Nëse njerëzit e tjerë janë të tillë dhe ndihem më mirë nëse ne nuk e fitojmë ligën, atëherë më vjen keq për ta. Nuk mund ta përdor një gjë të tillë për motivim sepse nuk më intereson për ata njerëz, të jem i sinqertë”. “Për mua është humbje kohe të mendoj për disfatat e të tjerëve. Nëse e fiton një ndeshje apo ligën, e fiton dhe e meriton atë. ‘Urime dhe vazhdo’. Kështu e shoh unë këtë gjë”.

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]