Jurgen Klopp nuk është ende i bindur për të luajtur në fushë neutrale, por sipas asaj që bën të ditur goal.com tekniku i Reds e anashkalon plotësisht këtë cështje, duke shprehur vetëm kënaqësinë që do të ketë mundësinë të fitojë trofeun e parë të Premier League në historinë e Liverpool, që prej 30 vjetësh, kur formati aktual nuk ekzistonte, nuk fiton një kampionat në Angli.

Tekniku i Liverpool thekson rëndësinë e një fitoreje historike. Për ta festuar ka kohë e mënyra: “Dëgjoj të flitet për dyer të mbyllura, stadiume bosh e shumë bla bla bla, por kur të kthehemi të fitojmë do të jetë një ditë e jashtëzakonshme në jetën time. Pjesa më e madhe e njerëzve në këtë planet nuk do ta ketë kurrë mundësinë të fitojë një Premier League. Ne e kemi kështu që do ta fitojmë. Duam të luajmë e jemi të lumtur sepse duam të bëhemi kampionë në fushë”.

Jo në Anfield, por pak rëndësi ka për gjermanin. “Sigurisht, nuk do të jetë një ditë perfekte, por e dimë prej ca kohësh ‘që nuk do të ishte perfekte, kështu që jemi mësuar. Duam ta jetojmë e pastaj të shohim cfarë do ndjejmë. Jam mjaft i sigurtë se do ndihemi shumë mirë”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!