Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut vlerëson se zgjedhjet e parakohshme të mbajtura me 6 tetor 2019 përfunduan në mënyrë demokratike, me incidente të papërfillshme që nuk ndikuan as në ecurinë e procesit zgjedhor dhe as në rezultatet përfundimtare.

KLMDNj këto zgjedhje i konsideron si të mirë organizuara dhe të monitoruara shumë mirë.

“KMDLNj vlerëson si shumë pozitive faktin që partitë jofituese nuk  i kanë kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve e që e krijon një situatë më të lehtë për formimin e institucioneve të reja”.

Ju pëlqen!

“KMDLNj pret dhe thërret që sa më  parë të formohen institucionet e reja në mënyrë që  të mos lejohet stërzgjatja e një vakumi institucional”.

“KMLDNj gjithashtu pret që të ulet retorika tensionuese për faktin se kanë përfunduar zgjedhjet dhe tensionimi i panevojshëm i situatës ndikon në funksionalizimin e institucioneve të reja, efektivitetin e punës dhe proceseve demokratike”.

“KMDLNj pret që institucionet e reja t’i kushtojnë vëmendje të veçantë të drejtave të njeriut, pa bërë dallime në baza etnike, gjinore, bindjeve politike dhe statusit në shoqëri. Në këtë kontekst, KMDLNj kërkon angazhim më të madh për grupet e margjinalizuara”.

“KMDLNj uron fituesin e zgjedhjeve – LVV por edhe LDK-në ndërsa nga partitë që do të mbeten në opozitë pret të luajnë një rol konstruktiv në interes të qytetarit dhe shtetit”. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!