Sot janë bërë 21 vjet kur forcat ushtarake serbe kanë kryer një nga masakra më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak të Shtimes.  

Ishte 15 janari i vitit 1999-së, kur në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë, që ishin të paarmatosur.

Se kjo ishte krim kundër njerëzimit, e tha edhe shefi i misionit të OSBE-së në atë kohë, William Walker.

Ju pëlqen!

“Është e vështirë të gjej fjalët për të thënë diçka në lidhje më këtë. Kjo është ngjarja më e tmerrshme që kam parë, edhe pse kam qenë në shumë situata të këqija”

“Fatkeqësisht nuk kam fjalë për të përshkruar indinjatën time personale ose atë të të gjithë atyre që ishin me mua në vendin e asaj që mund të quhet vetëm si një mizori e papërshkrueshme”, kishte deklaruar Walker.

Ai po ashtu kishte thënë “Nga ajo që pashë personalisht, nuk ngurroj ta përshkruaj ngjarjen si një masakër, padyshim një krim shumë kundër njerëzimit. Ishte një skenë shumë emocionale që po ndodhte atje”.

Videoja e mëposhtme ka pamje të rënda dhe nuk rekomandohet të shikohet nga personat e ndejshëm (+18)

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!