Videoja e parë në YouTube u ngarkua më 23 prill 2005 – saktësisht 15 vjet më parë, sot. Bashkëthemeluesi i YouTube, Jawed Karim postoi videon prej 18 sekondash, me titullin “Unë në kopshtin zoologjik“. Që prej asaj kohe ka fituar mbi 90 milion shikime. Deri më sot, është e vetmja video në kanalin e Karim.

Pas klikimit të bërë të mundur që videoja të shihet, në ekran shfaqet fytyra e një djali të ri pranë një kopshti zoologjik.
“Në rregull“, fillon Karim. “Pra, këtu jemi, para elefantëve“.
Për dallim nga videot e shumë krijuesve të YouTube këto ditë, videoja e Karim nuk përfshin atë që konsiderohet si shenjë më tradicionale: “Regjistrohu në kanalin tim!” ose “Pëlqeni, vlerësoni, komentoni!”
Ai e përfundon videon thjesht duke thënë: “Dhe kjo është gjithçka që kam për të thënë”.
Një vit më pas “Me kopshtin zoologjik”, Karim dhe bashkëthemeluesit e tij shitën platformën tek Google për 1.65 miliardë dollarë.
Tani, platforma krenohet me më shumë se 2 miliardë përdorues të regjistruar që vizitojnë çdo muaj, sipas YouTube. Në dekadën e gjysmë të kaluar, YouTube ka parë shumë ulje dhe ngritje.
YouTube thotë se një miliard orë përmbajtje shikohen çdo ditë.
Dhe gjithçka filloi me Karimin, në kopshtin zoologjik.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!