Më datën 20 dhjetor të vitit 2016, Ministrja e e Drejtësisë Dhurata Hoxha i nis një letër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi ku i kërkon hetimin e raportit nga të “personave jokompetent dhe që dalin përtej autorizimeve ligjore dhe që janë në kundërshtim edhe me kodin penal”. Dhurata Hoxha i referohet si person jokompentent Dr.Besim Latifajt,ekspertit të patologjisë në Britani të Madhe ku ka kryer mbi 8000 autopsi.

Ja edhe letra e plotë drejtuar kryeprokurorit Aleksandër Lumezi :

“I nderuar z. Kryeprokuror,

Ju pëlqen!

Fillimisht më lejoni të shpreh konsideratë për Juve dhe punën Tuaj.

Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të deklarimeve, por edhe publikimit të raporteve të cilat i referohen humbjes së jetës së Astrit Deharit, ish i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Publikimi i raporteve të tilla nga ana e personave jo kompetent dhe atyre që dalin përtej autorizimeve ligjore, sipas pikëpamjes sonë, konsiderojmë se bien ndesh me dispozitat e legjislacionit në fuqi dhe për më tepër janë edhe në kundërshtim me dispozita të caktuara të kodit penal, që i referohen detyrës zyrtare, përkatësisht keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke hartuar dhe më pas edhe publikuar raporte të tilla, e duke mos qenë të autorizuar paraprakisht për një gjë të tillë.

Andaj mbi këtë bazë dhe në pajtim me autorizimet tuaja ligjore, si dhe me mirëkuptim, nga ju kërkojmë autorizimin e fillimit të hetimeve për: z. Tomë Gashi, avokat, z. Besim Ymaj, ekspert i mjekësisë ligjore nga Shqipëria, si dhe Besim Latifaj, pedolog.

Hetimet e tilla të bëhen para së gjithash për qellim të qartësimit të opinionit publik dhe transparencës së plotë në lidhje me këtë rast, si dhe verifikimit të pretendimeve se i ndjeri Dehari është vrarë”

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.