As mbrëmë në takimin e mbajtur në mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës  nuk është arritur marrëveshja e shumë pritur derisa tash më shumë se kurrë është parë se dy partitë si fituese të zgjedhjeve nuk janë afër bërjes se koalicionit.

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë përgjegjëse për gjendjen e krijuar, derisa që të dyja thonë se janë të gatshme për marrëveshje por një gjë e tillë nuk ndodh.

Florian Dushi zyrtar nga LDK-ja ka thënë për Bota Sot” se nevojitet vetëm më shumë vullnet politik nga Vetëvendosje sepse sipas tij ka përgjegjësinë për krijimin e qeverisë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Natyrisht, deri sa jemi brenda afateve kushtetuese, gjithmonë është e mundur që të arrihet koalicioni i shumëpritur në mes të VV-së dhe LDK-së, nevojitet vetëm më shumë vullnet politik tek subjekti politik i cili tashmë, zyrtarisht, ka përgjegjësinë për krijimin e qeverisë” ka thenë Dushi.

Sipas tij, Vetëvendosje duhet të bëjë “ç’mos” për të ndodhur ky koalicion.

“Aq më tepër, kur kemi parasysh deklarimet e zyrtarëve të VV-së sipas të cilave, ata (VV), do të bëjnë “ç’mos” për të ndodhur ky koalicion, e që ne iu themi se, ata nuk kanë nevojë të bëjnë “ç’mos” por vetëm duhet të heqin dorë nga kërkesat e tyre maksimaliste që si qëllim përfundimtar kanë “zaptimin” e të gjitha pozitave të larta drejtuese të shtetit për vete, sepse LDK nuk mund të bëhet pjesë e këtij koalicioni me vetëm disa ministri për shkak të përgjegjësisë që ne kemi përballë rreth 206 mijë votuesve tonë” ka deklaruar për “Bota Sot” Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...