Publikohen këngët pjesëmarrëse për në Festivalin e Këngës në RTSH.

Kënga e parë që është publikuar është ajo e Elvana GjAtës dhe tashmë listës i është shtuar edhe ajo e Arilena Arës.

Kënga e Arilenës mban titullin “Shaj”. Fituesi i këtij festivali shkon automatikisht në Eurovizion.

Ju pëlqen!

Arilena dhe Elvana janë dy emrat që po përfliten si pretendente për të fituar në këtë festival.

Pritet që gjatë ditës të dëgjojmë këngët finaliste dhe të presim netët finale për të kuptuar se kush do të fitojë në festival dhe kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Me emrat e këngëtarëve si Elvana Gjata, Tiri Gjoci, Arilena Ara, Eli Fara, Era Rusi, Bojken Lako e artistë tjerë, mundësitë janë të mëdha.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.