Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se tashmë shqiptarët kanë gjetur më në fund një zë kryeministror.

Ngjela shkruan se Albin Kurti është i pari kryeministër i Kosovës që i thotë hapur dhe politikisht presidentit serb se janë të mundur në një luftë në të cilën është çliruar Kosova prej Serbisë.

“Albin Kurti është i pari kryeministër i Kosovës që i thotë hapur dhe politikisht presidentit serb se: ju jeni të mundur në një luftë në të cilën është çliruar Kosova prej Serbisë.

Ju pëlqen!

Ku është parë në histori që i munduri në luftë t’i kërkojë fitimtarit mohimin e fitores?(!) Këtë ka kërkuar të bëjë Vuçiç me sejmenët shqiptarë.
Në fakt kjo është psikologjia agresive fashiste e pushtuesit të territoreve.

Shqiptarët gjetën më në fund një zë kryeministror që e diskreditoi me logjikë elokuente karakterin mesjetar të presidentit serb Vuçiç.

Në fakt, këtu duhet të fillojë politika shqiprare, nëse kryeministrat shqiptarë nuk janë të shitur,” shkruan Ngjela.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!