Ish-luftëtari  Nuhi Krasniqi ka pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati.

”Sot morra lajmin që avokati dhe luftëtari i liris së UÇK’së z. Nuhi Krasniqi është thirrur nga gjykata speciale si gjith luftëtarët e liris edhe ky do të dali i pastër.”, thuhet në njoftim.

Gjykata Speciale e themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, do t’i hetojë krimet që pretendohet se janë kryer nga shqiptarët gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, deputetët patën votuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese të cilat i kishin hapur rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Megjithëse për intervistim janë ftuar dhjetëra persona, Gjykata Speciale ende nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë.