Partia e Albin Kurtit ka vendosur nëpër shtylla e në pemë shamia të kuqe në kryeqytet.

Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar që “një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin”, jep ngjyra, shpresë dhe pasion.

“Një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin. Në kohën e realitetit bardh e zi që po jetojmë, e kuqja jep ngjyra, shpresë e pasion. Edhe në simbolikat që paraqet, e kuqja është e bukur”, ka shkruar ajo. Më herët, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kritikoi VV-në për këto shami të kuqe të vendosura në Prishtinë.

Ju pëlqen!

Postimi i plotë i Nagavcit:

Një fjongo e kuqe, me dashuri për vendin. Në kohën e realitetit bardh e zi që po jetojmë, e kuqja jep ngjyra, shpresë e pasion. Edhe në simbolikat që paraqet, e kuqja është e bukur. E kuqe, për dashurinë. Dashuri për vendin, për njerëzit e ndershëm. E kuqe, për jetën. Për një jetë të gëzuar, të dinjitetshme. E kuqe, për shëndetin. Shëndet të mirë e mirëqenje për secilin. E kuqe, për energjinë. Energji për të punuar me përkushtim. E kuqe, për luftën. Luftë ndaj krimit e korrupsionit. E kuqe, për guximin. Guxim për betejat për barazinë për secilin. E kuqe, për zemërimin. Zemërim për vitet e vjedhura nga qeveritë e korruptuara. E kuqe, për pasionin. Pasion për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. E kuqe, për veprimin.

Pa asnjë kompromis me të keqen. Andaj fjongot e kuqe në ditën e dashurisë i japin bukuri e ngjyra referendumit dhe fitores. Me 14 Krejt, me dashuri për vendin, votojmë Drejt 127

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.