Nuk ka kohë për të humbur, në mënyrë që të shmanget një përplasje mes SHBA-ve dhe Kinës. Henry Kissinger, arkitekti i madh i gjeopolitikës i cili në 1972 bëri bashkë Richard Nixon në Mao Ce Dunin në Qytetin e Ndaluar, pas një negocimi të fshehtë, i sugjeron presidentit të zgjedhur të nisë punën për të rindërtuar linjat e komunikimit të prishura gjatë presidencës Trump, përndryshe kriza mund të çojë në konflikt të armatosur. Dr. Kissinger flet për përparësitë e politikës së re të jashtme amerikane, por duke qenë se shpesh konsultohet nga Pekini, i cili e nderon atë si një rimishërim politik të Konfucit, paralajmërimi i tij i drejtohet gjithashtu edhe presidentit kinez, Xi Jinping.

Një katastrofë si Lufta e Parë Botërore

Njohësi i mirë i marrëdhënieve kino-amerikane, Kissnger argumenton se dy superfuqitë po bëjnë diplomaci konfrontuese dhe agresive:

Ju pëlqen!

“Nëse nuk gjendet ndonjë bazë për bashkëpunim, rreziku është që bota të kalojë në një katastrofë të krahasueshme me Luftën e Parë Botërore”. Një katastrofë që do të ishte më serioze, sepse teknologjia ka rritur në mënyrë dramatike potencialin shkatërrues të armëve, i shpjegoi ai drejtorit të agjencisë Bloomberg në hapjen e forumit të Bloomberg New Economy. Këshilla për Biden dhe Xi Nixon i sugjeron Bidenit ( dhe Xi) një axhendë. Në pikën e parë një takim me Xi Jinping për të përcaktuar atë që absolutisht duhet të shmanget: konfrontimi ushtarak. “Rreziku tani është që një krizë do të shkojë përtej retorikës dhe do të futet në luftë” dhe vetëm dy udhëheqësit mund të angazhohen me njëri-tjetrin për ta refuzuar këtë rrugëdalje.

“Duhet thënë hapur se çfarëdo ballafaqimi që ata mund të kenë, Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk do të përdorin kurrë konflikt ushtarak.”

Si një pikë e dytë në axhendën e parandalimit të katastrofave, Biden dhe Xi duhet të punësojnë dikë që i besojnë plotësisht për të filluar negociatat. Qëllimi duhet të jetë përcaktimi i asaj që mund të bëhet së bashku. Delegatët duhet të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm në emër të presidentëve të tyre përkatës. Sugjerimi i Kissinger është që të bashkëpunohet fillimisht në frontin Covid-19, i cili kërcënon të gjithë botën. Gabimet dhe meritat e Trump Sipas Kissinger, taktika agresive e Donald Trump me Pekinin ishte fillimisht e dobishme në “theksimin e shqetësimeve të mëdha të Amerikës në lidhje me çekuilibrin në marrëdhëniet ekonomike”.

Por “metoda konfliktuale e Trump nuk mund të zbatohet pafundësisht”, ndaj duhet një qasje e diferencuar. Pika kryesore, sipas Kissinger, është që udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës duhet të kuptojnë pse të dy kombet i shikojnë të njëjtat çështje në mënyra shumë të ndryshme. Arsyeja është se “Amerikanët kanë pasur një histori suksesi pothuajse të pandërprerë, ata kanë pasur fatin e mirë që të mos kenë nevojë të përballen me rreziqe të menjëhershme në territorin e tyre; kinezët kanë pasur një histori të gjatë të krizave të përsëritura, ata shpesh kanë qenë të rrethuar nga vende që kishin modele që rrezikonin unitetin”.

Corriere.it

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!