Pasi u tallen disa herë më futbollistin e Liverpolit me origjinë nga Senegali, se mbante shpesh me vete një telefon të prishur, por që punonte, të cilin ai mund ta ndërronte çdo ditë, lojtari SADIO MANE u përgjigj:

“Pse duhet? Po të doja mund të blija 10 makina Ferrari, 20 orë Rolex ose dy avionë privatë, por për çfarë?

Por kam menduar nga jam nisur për të qenë ky qe jam.Isha i uritur dhe duhej të punoja në fushë edhe me etje.

Ju pëlqen!

I mbijetova luftërave, urisë, urisë së zezë, kam luajtur futboll zbathur, nuk kam studiuar e shumë gjëra të tjera, por sot falë asaj që fitoj nga futbolli mund të ndihmoj popullin tim.

Ne kemi ndërtuar shkolla, spitale, një kënd lojrash dhe kemi ofruar rroba, këpucë dhe ushqim për njerëzit që jetojnë në varfëri ekstreme.

Për më tepër, unë u jap 70 euro në muaj të gjithë njerëzve në një rajon shumë të varfër të Senegalit, për të kontribuar në ekonominë familjare.

Nuk është e nevojshme të tregosh një celular të bukur të gjeneratës së re, një rolx floriri, një makinë luksoze, vila luksoze dhe udhëtime me avion privat, unë preferoj klasën ekonomike.

Unë preferoj që njerëzit e mi të marrin disa nga ato që më ka dhënë jeta.

Kjo quhet një luftë e nderuar kundër egoizmit, kundër varfërisë, kundër urisë në çdo pjesë të botës, jo vetëm në vendin tim”.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.