Pasi goditi me sa fuqi që kishte ishujt në Bahamas, uragani Dorian mori drejtimin për në SHBA.

Kështu, për t’i paraprirë situatës, një burrë në Florida e futi makinën e tij, tip Smart brenda në kuzhinë pasi kishte frikë se mos ia merrte era.

Të paktën kështu ka shkruar bashkëshortja e tij në një postim që kishte bërë në Facebook.

Jessica Eldridge tha se burri i saj, Patrick kishte frikë ‘se mos ia merrte era makinën’ dhe për këtë arsye e parkoi brenda shtëpisë së tyre. Ajo shtoi më tej se makina e saj ndodhej në garazh.

Qendra ku do të godiste stuhia e fuqishme tropikale ishte në lindje të Jacksonville ndërkohë që stuhia lëvizte nëpër bregun Atlantik të SHBA-ve si një stuhi e kategorisë së dytë me erëra që shkonin deri në 169 km/h.

Stuhia qëndroi për dy ditë në Bahamas ku bëri dëme katastrofike dhe u mori jetën më shumë se 20 personave. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”