Kisha Katolike ka orkestruar së fundmi një ceremoni të pazakontë që paralajmëron një hap drejt rivendosjes së kontakteve me brezin e ri dhe heqjen e uniformës së rëndë të kanoneve tradicionale të saj. Nën drejtimin e Papa Francceskut është kryer ceremonia e lumturimit të Carlo Acutis, një 15 vjeçar që vdiq në vitin 2006 nga leuçemia. Acutis ishte nga Asizi i rajonit të Umbrias dhe sipas Papës ai ishte shenja për të rinjtë se “lumturia e vërtetë vjen kur vendos Zotin të parin”.

“Dëshmia e tij u tregon të rinjve të sotshëm se lumturia e vërtetë gjendet duke vënë Zotin në fillim dhe duke u shërbyer njerëzve, sidomos mes më të varfërve në shoqëri”, tha Papa.

Sipas mediave italiane, Acutis lindi në Londër për t’u kthyer në Milano kur ishte fëmijë. Tregoi shenja devocioni të fortë fetar që i vogël si p.sh kur kërkonte që 3 vjeç të hynin në Kishë, apo kur u falte lekët e xhepit të varfërve në rrugë.

Ju pëlqen!

Acutis ishte një programues autodidakt që në shkollën fillore dhe me këto aftësi ai krijoi faqe online për organizatat katolike. Kjo është një ndër mrekullitë ndërkohë që Papa ka zbuluar se një fëmijë 7-vjeçar nga Brazili u shërua nga çregullim i rrallë në pancreas pasi veshi një T-shirt të Acutis. E ëma, Antonia Salzano tha për gazetën “Corriere della Sera” se ishte e bindur që fëmija i saj ishte një shenjtor qëkur ishte gjallë.

“Ai kuroi një grua nga kanceri duke iu lutur Shën Mërisë së Pompeit”, ka thënë ajo.

Papa ka cilësuar se mënyra sesi Acutis përdori internetin është idealja për të kundërvepruar ndaj efekteve negative të mediave sociale. Acutis është kështu personi më i ri i kohës sonë që është në rrugën e shenjtërimit. Ai është varrosur në Asizi, ku edhe kërkoi vetë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.